Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Paragjykohet se Avdyli, Reshitaj e Statovci nuk kanë fituar mandatin e deputetit

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Pretendimi duke u bazuar në një përqindje të caktuar të rezultateve të papërfunduara, është paraqitur si fakt i kryer.

Publikohet një përmbajtje me mbishkrimin ku pretendohet se Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj dhe Jeta Statovci, të cilët ishin kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk kanë marrë mandatin nga votat e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Përmbajtja me këtë pretendim është publikuar të mërkurën (10 qershor) në faqen në Facebook të mediumit “KosovaPost.net”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ende nuk ka përfunduar. Mirëpo kjo përmbajtje, duke u bazuar në vetëm një përqindje të caktuar të rezultateve të papërfunduara, e ka paraqitur si fakt të kryer.

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja ka 76 pëlqime dhe 49 komente, nga përmbajtja e disa prej të cilëve mund të vlerësohet se audienca ka mundësi që ta perceptojë pretendimin si fakt të kryer.

Faqja e këtij mediumi në Facebook ka mbi 83 mijë ndjekës.


Të dielën janë mbajtur zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Kosovë. Nga rezultatet preliminare të votave të numëruara, LDK ka marrë 122 mijë e 708 vota apo 17,60% (shih këtu).

Ndërsa, Hibrid.info gjeti se pas numërimit në vendvotime, numërimi i votave ka vijuar në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN). Deri në trajtimin e këtij pretendimi, janë numëruar 62,09% të votave të përgjithshme. Ky numërim, përveç votave për subjektete politike, përfshin edhe votat e kandidatëve për deputetë.

Pjesa tjetër e procesit të numërimit të votave, sipas Ligjit për Zgjedhjet, është e paraparë të vazhdojë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) (Neni 101) (shih këtu).

QNR është lokacioni ku numërohen fletëvotimet me kusht, fletëvotimet nga jashtë Kosovës, dhe çdo fletëvotim i rregullt siç kërkohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) apo Paneli Zgjedhor përAnkesa dhe Parashtresa (PZAP).

Çka do të thotë se numërimi total i votave ende nuk ka përfunduar, çka do të çonte në certifikimin e rezultateve. Andaj, rezultatet nga numërimi i deritanishëm për kandidatët për deputetë, nuk mund të paraqitet si fakt i kryer.


Sipas rezultateve preliminare, bazuar në raportimet mediale, LDK-ja pritet t’i ketë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës (shih këtu dhe këtu).

Deri tani, sipas numërimit të votave për 110 kandidatët e LDK-së për deputetë, bazuar në numrin e votave që kanë marrë, Albena Reshitaj është e pozicionuar e 15-ta, Jeta Statovci renditet e 20-ta, ndërsa Haxhi Avdyli gjendet në vendin e 36-të.

Analiza:

Përmbajtja që pretendon se Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj dhe Jeta Statovci nuk kanë arritur të sigurojnë mandat në Kuvendin e Kosovës, paraqet një konkluzion të parakohshëm dhe të pakonfirmuar.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, 2026, nuk ka përfunduar ende, pasi një pjesë e votave është ende duke u numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sipas procedurave të përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere