Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Të fundit | Serbia nuk ndau 500 milionë euro për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ish-zyrtari i CIA-s ka folur për Albin Kurtin, audi… Të fundit | Deklaratë e pakonfirmuar që i atribuohet gjeneralit amerikan Craddock Të fundit | Goodwin nuk ka thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së është interesuar për p…
[ ARTIKULLI ]

Rikthehet pretendimi i rremë për “deklaratë” të Rifat Jasharit ndaj Edi Ramës

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Pretendimi për një deklaratë të Rifat Jasharit ndaj Ramës është i rremë dhe pa asnjë burim apo dëshmi të verifikueshme.

Në mediat sociale Facebook dhe TikTok po qarkullon një imazh me fotografinë e Rifat Jasharit, vëllait të Adem dhe Hamëz Jasharit, i shoqëruar me mbishkrimin se ai i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me fjalët: “Përqafimet e puthjet me Vuçiqin do i paguash shtrenjtë nga Kosova, mbaje mend”.

Publikimet e paraqesin këtë citim si deklaratë autentike të Jasharit ndaj Ramës.

Çka dihet?

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi është i rremë.


Hulumtimi tregon se kjo përmbajtje nuk është e re. I njëjti pretendim ka qarkulluar në Facebook që nga viti 2021, kur u publikua nga faqe të ndryshme në rrjetet sociale (shih këtu). Edhe atë kohë ishte trajtuar nga hibrid.info.

Hibrid.info e pati verifikuar pretendimin dhe pati konstatuar se nuk ekzistonte asnjë dëshmi që Rifat Jashari e ka dhënë një deklaratë të tillë (shih këtu).

Edhe në verifikimin aktual nuk është gjetur asnjë burim i besueshëm që e mbështet këtë pretendim. Kërkimet në deklaratat publike të Rifat Jasharit, në raportimet e mediave kredibile dhe në burime të tjera të verifikueshme nuk nxjerrin asnjë rezultat që konfirmon se ai ka thënë ndonjëherë: “Përqafimet e puthjet me Vuçiqin do i paguash shtrenjtë nga Kosova, mbaje mend“.

Pretendimi vazhdon të qarkullojë ekskluzivisht në formën e një imazhi me tekst në media sociale, pa u shoqëruar me ndonjë intervistë, video, deklaratë publike apo burim tjetër që do ta vërtetonte autenticitetin e tij.


Analiza

Pretendimi se Jashari i ka deklaruar Ramës: “Përqafimet e puthjet me Vuçiqin do i paguash shtrenjtë nga Kosova, mbaje mend”, është i rremë.

I njëjti pretendim është verifikuar nga hibrid.info që në vitin 2021 dhe është konstatuar se nuk mbështetet në asnjë fakt apo dëshmi. Edhe verifikimi aktual arrin në të njëjtin përfundim se nuk ekziston asnjë deklaratë publike, intervistë apo burim kredibil që dëshmon se Rifat Jashari ka bërë një deklaratë të tillë.

Rikthimi i këtij pretendimi pas disa vitesh tregon se përmbajtjet e rreme riciklohen vazhdimisht në mediat sociale për të krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për deklarata të reja ose autentike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere