Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Paralajmërimi i vjetër nga DASH paraqitet pasaktë si aktual

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Artikulli me përmbajtje të paverifikuar, i publikuar nga mediumi albanianpost.com, u korrigjua përmes largimit të tij nga platforma. (këtu)


Përmes një artikulli të publikuar sot (24 qershor), pretendohet se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka kërkuar nga qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vizitës në Kosovë, për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga terrorizmi dhe mundësisë për trazira civile në Veri të vendit.

Ky artikull u publikua nga portali informativ “AlbanianPost.com”, e më pas u shpërnda edhe në Facebook nga faqet e portaleve tjera.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se paralajmërimi i DASH-it është i vjetër, i publikuar në faqen zyrtare Travel.state.gov me datë 2 dhjetor.


Në artikullin e publikuar nga AlbanianPost.com thuhet se paralajmërimi është bërë në përditësimin e publikuar në faqen zyrtare “Travel.state.gov”, duke lënë të kuptohet se ky informacion është i fundit dhe aktual, pasi vetë artikulli i AlbanianPost.com është publikuar më 24 qershor 2025.

Megjithatë, sipas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, rezulton se përditësimi i fundit në faqen në fjalë është bërë më 2 dhjetor 2024. (Shih fotografinë më poshtë)

Kjo tregon se paralajmërimi nuk është i ri, siç lë të kuptohet në artikull, por ka qenë i publikuar më herët dhe nuk ka pasur ndonjë përditësim të ri që lidhet me datën e publikimit të artikullit.


Ky njoftim nga DASH (2 dhjetor) rezulton të jetë bërë tri ditë pas shpërthimit që kishte ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit. (shih këtu)


Analiza:

Më 24 qershor 2025, portali “AlbanianPost.com” publikoi një artikull ku pretendohet se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka lëshuar një paralajmërim të ri për qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit në Kosovë, për shkak të rrezikut nga terrorizmi dhe mundësisë së trazirave civile në veri të vendit. Artikulli u shpërnda më pas edhe nga faqe të tjera në Facebook.

Megjithatë, pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, rezulton se ky paralajmërim nuk është i ri, por është publikuar më 2 dhjetor 2024 në faqen zyrtare të DASH-it, Travel.state.gov. Artikulli e paraqet sikur paralajmërimi është aktual, ndërsa në realitet nuk ka pasur asnjë përditësim të ri që nga ajo datë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere