Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet artikulli me titull të rremë se Gjermania ofron nga 10 mijë euro për çdo punonjës të ri

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Lajme Globale” ka postuar më 25 mars një artikull me titull “GJERMANI !!! : Bonus mirëseardhjeje prej 10,000€ për çdo punonjës të ri”, të marr nga portali i dyshimtë “jnews3.com”, i publikuar me datë 1 mars.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, dhe nuk i përgjigjet as përmbajtjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje ku shkruan se një spital në Schleswig-Holstein të Gjermanisë, ka vendosur të ofrojë bonuse mirëseardhjeje prej 10,000 eurosh për secilin punonjës të ri.

Pra, me anë të këtij titulli, faqja e lartcekur ka lënë të kuptohet se ky bonus vlen për të gjithë punëtorët e rinj që vendosin të nisin punë në Gjermani.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Lajme Globale”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02CjPitSSVPXrChZqBodT2445aW4FuCqKhBY25gvy3a6MhYTCjgX1a9SHF4iepMvEhl&id=100063519146107


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar me datë 19 shkurt në portalin informativ në gjuhën kroate që operon në Gjermani, “Felix-magazine.de”, i cili citohet në artikullin e postuar nga faqja e lartcekur. (shih këtu)


Ky artikull është shpërndarë edhe në muajin shkurt nga disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, e që po ashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Lajme Globale” ka publikuar një artikull në lidhje me një spital në  Schleswig-Holstein të Gjermanisë, i cili kishte vendosur bonuse prej 10 mijë eurosh për secilin punëtor të ri.

Mirëpo, artikulli i postuar nga faqja e lartcekur përmban titull të pasaktë me pretendimin se Gjermania ofron bonuse mirëseardhje për secilin punonjës të ri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere