Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Paralajmërohet gabimisht dita e ndeshjes Qipro-Kosovë

HIBRID

Mediumi online “Demokracia.com” ka publikuar një artikull rreth ndeshjes që Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë me Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në këtë artikull, ky medium online ka treguar se kompanitë e basteve e favorizojnë skuadrën e Kosovës, mirëpo autori ka gabuar ditën e ndeshjes, duke pretenduar se ajo do të zhvillohet ditën e mërkurë.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ndeshja do të zhvillohet të enjten me datë 2 qershor.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Demokracia.com”:

Kosova të mërkurën zhvillon ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ku ndeshet me Qirpon, shkruan Demokracia.com.

Kosova luan në Ligën C në të cilën pres të këtë rezultate të mira dhe në këtë mënyrë të arrijnë në Ligën B çka do të ishte një arritje e jashtëzakonshme.

Dardanët të mërkurën nga ora 18:00 do të zbresin në fushë qipriote aty ku edhe cilësohen favoritë për ta fituar ndeshjet.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Demokracia.com”:

https://demokracia.com/qipro-kosova-kompanite-e-basteve-favorizojne-kete-skuader/?fbclid=IwAR0kKBxZL2chGHULfmcgcVAsOtSFprk2G1JTs8C45O8vGszXEGIULO4_Uuo


Më poshtë mund të gjeni fotografinë e marrë nga aplikacioni sportiv “Sofa Score”, e që shihet qartë se ndeshja do të zhvillohet të enjten me datë 2 qershor.


Analiza:

Autori i këtij artikulli ka gabuar në lidhje me ditën e zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Qipros, duke pretenduar se ajo pritet të luhet ditën e mërkurë.

Por, pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se ndeshja do të zhvillohet ditën e enjte me datë 2 qershor.

Bazuar në metodologjinë e hibrid.info, ky artikull, si rezultat i titullit, merr vlerësimin “Gabim”.

Analiza:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere