Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar sot (30 janar) një artikull me titull “Mbi 35 vite burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm”.
I njëjti pretendim është përmendur edhe në përmbajtje të këtij artikulli.
Por pas verifikimit, është vërtetuar se pretendimi mbi dënimin e të katër akuzuarve, është paraqitur gabimisht, pasi në fakt hibrid.info ka vërtetuar se ata janë dënuar me 30 vite e gjysmë burgim.
Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Paparaci.com”:
https://archive.is/DhGVx#selection-1243.0-1252.0
Pjesë nga artikulli i “Paparaci.com”:
“Me mbi 35 vite burgim janë dënuar katër të arrestuarit për terrorizëm: Ardijan Gjuraj, Ergim Syla, Nehrudin Skenderi dhe Mentor Bellaqa.”
Hibrid.info ka hulumtuar dhe në bazë të një artikull të publikuar nga platforma informuese e specializuar për fushën e sundimit të ligjit, “Betimi për Drejtësi”, ka vërtetuar se Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 30 vjet e gjysmë burgim dhe 5 mijë euro gjobë, katër persona të akuzuar për terrorizëm (shih këtu).
Pjesë nga artikulli i “Betimi për Drejtësi”
“Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 30 vjet e gjysmë burgim dhe 5 mijë euro gjobë (së bashku) Ardijan Gjurajn, Ergim Sylën, Nehrudin Skenderin dhe Mentor Bellaqën, lidhur me akuzën për terrorizëm”
Katër të akuzuarit | Vitet e dënimit me burg |
A.GJ | 9 |
M.B | 6.5 |
N.S | 8.5 |
E.S | 6.5 |
Vitet Total | 30.5 |
Analiza:
Pretendohet se katër të akuzuar për terrorizëm janë dënuar me mbi 35 vite burgim.
Por pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është paraqitur gabimisht, pasi që totali i viteve të dënimit për këta katër të akuzuar është 30 vite e gjysmë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.