Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit… Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë për përfshirjen e shqiptarëve në përleshje në Antwerp

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje me pretendimin se, “Në Antwerp të Belgjikës, banda të emigrantëve arabë u përplasën me banda të kartelit narkotik shqiptar pranë stacionit Koningin Astridplein, duke lënë 4 të plagosur dhe 8 të arrestuar”.

Pretendimi është publikuar më 24 prill nga llogaria “vukfenix” në platformën “X”, përmes një videoje ku shihen disa persona duke u përleshur.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se nga publikimet e mediave në Belgjikë, të cilat iu janë raportuar burimeve zyrtare, nuk konfirmohet se ndonjë nga personat e përfshirë në përleshje, është shqiptar.


Hibrid.info ka hulumtuar me anë programit të automatizuar të kërkimit, “InVID”, për këtë video dhe ka hasur në një artikull të publikuar nga një medium në gjuhën holandeze, në lidhje me ngjarjen që shihet në pamje (shih këtu).

Artikulli përmban videon në fjalë dhe konfirmon se ngjarja ka ndodhur në Antwerp të Belgjikës.

Në artikull tregohet se pas përleshjes, policia arrestoi dy afganë 18-vjeçarë, të dyshuar për tentim vrasjeje dhe shkelje të ligjit për armët. Sipas prokurorisë, të dy të rinjtë ishin në posedim të një thike. Katër personat e tjerë të arrestuar të hënën mbrëma janë liruar në ndërkohë.

Ngjarja e ndodhur në Antwerp konfirmohet edhe nga media tjera në gjuhën holandeze me bazë në Belgjikë (shih këtu dhe këtu).

Çka do të thotë se, ndonëse nuk dihet përkatësia etnike e të gjithë personave të përfshirë në këtë përleshje, nuk ka konfirmim se ndonjë nga ta i përket etnitetit shqiptar.

Hibrid.info edhe më herët ka trajtuar përmbajtje dezinformuese të kësaj natyre, të publikuara nga kjo llogari (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se disa shqiptarë janë përfshirë në një përleshje në Antwerp të Belgjikës, nuk është konfirmuar.

Nga mediat në Belgjikë është mësuar për dy afganë të arrestuar, ndërsa identiteti kombëtar i personave tjerë të përfshirë, nuk dihet.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si, “Dezinformatë” dhe “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere