Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Peci nuk e ka kërcënuar Haradinajn me përzënie nga objekti i selisë së AAK-së

HIBRID

Portalet informative “GazetaExpress.com”, “Insajderi.org” dhe “Arbresh.info” kanë publikuar sot (19 tetor) një artikull me titull “Faton Peci kërcënon Haradinajn me përzënie prej selisë së AAK’së në Ulpianë”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, pasi nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Hibrid.info ka gjetur debatin e realizuar mbrëmë (18 tetor) në televizionin Dukagjini në emisionin “Debat Plus”, në të cilin ishte i ftuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Në këtë debat Peci në asnjë rast nuk kishte kërcënuar Ramush Haradinajn me përzënie nga selia e AAK-së në Ulpianë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet informative “GazetaExpress.com”, “Insajderi.org” dhe “Arbresh.info”:

https://www.gazetaexpress.com/faton-peci-kercenon-haradinajn-me-perzenie-prej-selise-se-aakse-ne-ulpiane/

https://insajderi.org/iu-tha-tri-here-nje-shpi-budalle-faton-peci-kercenon-haradinajn-me-perzenie-prej-selise-se-aakse-ne-ulpiane/?fbclid=IwAR0I8Dy7ug7NblQ6XXZf4gcGiPZ8KZwLUIjzAgXLimeafBvhFmw_yVwxIJE

https://www.arbresh.info/lajmet/faton-peci-kercenon-haradinajn-me-perzenie-prej-selise-se-aakse-ne-ulpiane/?fbclid=IwAR3W1u1Zp6dfSRsYbgouw8tJHXGAZnNd1AKvCI1XOUGgKC2Xd7tTciIO5E8


Peci para penalistëve të ftuar në këtë emision, i ishte përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse ministria që ai udhëheqë “ka objekte të cilat përdoren nga selitë politike dhe nuk i shfrytëzoni”.

“Selia që e shfrytëzon objektin e Ministrisë së Bujqësisë, ajo është në kontratë. Ka qenë prej pas luftës aty dhe e ka një kontratë të nënshkruar në vitin 2018, i skadon në vitin 2023. Në 2023 shohim e bëjmë”, u përgjigj Peci.

Mirëpo, gazetari insiston duke e pyetur ministrin Peci se “po do me i thënë AAK-së se në 2023 ke me i hjekë prej selisë së vet?”

“Jo, nuk po du me u thanë, por nuk ka me qëndruar me 2 euro për metër katror në Ulpianë. Ato po du me i thanë, sot prej studios televizive dhe besoj që organet e rendit dhe ndjekjes kanë me e qartësuar se kush janë ata individë që kanë tjetërsuar banesa dhe kanë hyrë në objektet, hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë”, u përgjigj i pari i këtij dikasteri.

Pra, në asnjë rast Peci nuk ka përmendur emrin e Ramush Hardinajt, siç e paraqesin këto portale, si kërcënim me përzënie nga selia e AAK-së në Ulpianë.


Këtë pjesë të deklaratës së Pecit mund ta gjeni këtu nga minuta 34:45.


Analiza:

Portalet e lartcekura kanë publikuar një pjesë të intervistës së Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini kishte folur rreth objekteve që i takojnë kësaj Ministrie, e që shfrytëzohen nga seli politike.

Peci kishte deklaruar se selia e AAK-së në Ulpianë ka kontratë deri në vitin 2023, dhe se thotë që pas skadimit të saj, kjo parti nuk do mund të qëndrojë me 2 euro për metër katror (duke nënkuptuar për pagesë prej 2 euro për metër katror).

Ndërsa, kësaj deklarate, këto portale, në titull i kanë dhënë kahje tjetër duke pretenduar se Peci ka kërcënuar Ramush Haradinajn me përzënie nga selia e AAK-së në Ulpianë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere