[email protected]
Përgjimi i politikanëve serbë mund të jetë i vërtetë, por jo i verifikuar
shape
shape
shape

Portali “pamfleti.net” nga Shqipëria, ka publikuar të premten (28 gusht) një artikull me një video të bashkangjitur, përmes së cilit pretendohet se kanë gjetur një përgjim të një bisede telefonike mes një zyrtari politik në Serbi dhe një zyrtari politik serb të Kosovës.

Në video-incizimin që është pjesë e këtij artikulli të publikuar nga kjo e quajtur platformë mediatike, supozohet se personat që zhvillojnë këtë bisedë janë Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, dhe një politikan serb i Kosovës, të cilit, gjoja nuk i dihet emri.

Biseda që zhvillohet në këtë audio-projekt, siç mund të vërehet, ka të bëjë me çështjen e formimit të koalicionit në mes të VV-së dhe LDK-së, pas zgjedhjeve të fundit nacionale në Kosovë. Gjithashtu diskutohet për ndikimin e një personi “amerikan”, i cili po e frenon krijimin e këtij koalicioni. Në këtë video-incizim përmendet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si kundërshtar i koalicionit VV-LDK si dhe zyrtari nga PDK, Gani Koci, si bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb “BIA”.

Përveç kësaj bisede të publikuar në këtë video-incizim që gjendet edhe në kanalin e pamflet.info në Youtube, si dhe shpjegimit në tekst dhënë rreth përmbajtës së këtij diskutimi, në artikull nuk janë dhënë informata që tregojnë burimin e informacionit si dhe nuk ofrohen dëshmi shtesë për autenticitetin e videos.

Për më tepër, në fund të artikullit thuhet se ky material mund të jetë i pavërtetë dhe i rrezikshëm, duke nxitur dilema tjera.

“Pra, kemi të bëjmë me një material shumë të frikshëm, i cili, në radhë të parë do të duhet të vërtetohet për autincitetin e tij, për të hetuar me detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Dhe këtë mund dhe duhet ta bëjë vetëm një komision hetimor i Parlamentit të Kosovës.

Kjo është tani më e rëndësishmja, pasi pasojat, nëse vërtetohet a janë të vërteta ato që thuhen, apo nëse është autenticiteti i materialit, dihet dhe janë të kuptueshme menjëherë.

Por, pikërisht meqë kemi të bëjmë me një material të rëndë dhe shumë delikat, ai kërkon hetim serioz dhe në gjakftohtësi, pasi mund të jetë edhe një kurth i përgatitur nga shërbimi serb, i cili bën shpesh gjëra të tilla, por e para duhet hetuar, në mënyrë që të parandalohet ajo ç’ka mundet në pasojat e ofensivës serbe në Kosovë, edhe nëpërmjet këtyre metodave”.


Sanduloviq, njihet si një politikan i cili vazhdimisht përpiqet të dëshmojë rreth aktiviteteve kriminale të partive në pushtet në Serbi. Edhe më parë ai kishte dhënë deklarata, përmes së cilave, pretendonte se ka zbuluar fakte që dëshmojnë për një skenar të vitit 2012, i përgatitur nga Qeveria dhe shërbimet inteligjente serbe, që kishte për qëllim të nxiste trazira në Kosovë.

Në një konferencë të mbajtur në Beograd, në korrik të vitit 2018, Sanduloviq pohonte se skenari për trazira në Kosovë do të fillonte me aktin e vrasjes së policit serb në Kosovë, Sasha Llukanoviq.

“Në vitin 2012, shërbimi sekret i Serbisë kishte porositur snajperistin elit ushtarak Dejan Pllavshiqin që ta vriste në Kosovë policin serb Sasha Llukovacin, në mënyrë që më pas të thuhet se likuidimin e kanë bërë shqiptarët”.

Video përgjime që apostrofojnë kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, janë publikuar edhe më parë. Në njërën nga ato pretendohet se Sanduloviq bisedon me një dëshmitar të paidentifikuar, i cili informon politikanin serb se vrasja e aktivistit politik serb të Kosovës, Olier Ivanoviqit, është kryer nga vet shteti serb.


Analiza:

Përkundër gjithë fakteve të paraqitura në këtë analizë, të cilat tregojnë se kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ndër vite publikon fakte që dëshmojnë kriminalitetin e udhëheqësisë serbe, artikulli i publikuar nga pamfleti.net është i mangët me informata.

Mosplotësimi i këtij artikulli me fakte përcjellëse që dëshmojnë autenticitetin e përgjimit, bënë që kjo dëshmi të humbë relevancën, dhe konteston vërtetësinë e materialit.

Gjatë analizës së fakteve, hibrid.info, duke e parë ndjeshmërinë e materialit (përgjimit) dhe kronologjinë e deklaratave të vetë këtij politikani serb, që ndërlidhen me kontekstin e videos, ka hezituar që ta kategorizojë këtë artikull si dezinformatë, apo lajm të rremë. Si rezultat i gjithë këtyre faktorëve, artikulli është kategorizuar si “Përmbajtje e paverfikuar”, duke qenë se në tekst ngritën çështje që nuk janë të verifikuara.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others