Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Mali i Zi i është bashkuar “Ballkanit të Hapur”, i pavërtetë

HIBRID

Portali “Periskopi.com” ka publikuar një artikull lidhur me vizitën e ambasadorit të SHBA-ve, Christofer Hill në Ohër, ku po mbahet takimi i “Ballkanit të Hapur”.

Në përshkrimin e këtij artikulli të postuar në Facebook, “Periskopi.com” ka pretenduar se edhe Mali i Zi i është bashkuar “Ballkanit të Hapur”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim i bërë nga portali i lartcekur përmes përshkrimit në postimin në Facebook, nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në fakt, në përmbajtjen e artikullit gjendet vetëm një “cicërimë” e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Twitter, i cili kishte shkruar: “Në margjinat e OpenBalkan, bisedë e këndshme me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin Christopher Hill. Të gjithë partnerët tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu. Ballkani Perëndimor ka një vend në BE. Mali i Zi si lider në integrim është gati të jetë shembull pozitiv në këtë proces”. (shih këtu)

Pra, Abazoviq në asnjë rast nuk ka thënë se Mali i Zi i është bashkuar “Ballkanit të Hapur”.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga portali “Periskopi.com”:

https://www.facebook.com/periskopi/posts/600180315013589


Qëndrimi i Abazoviq lidhur me pjesëmarrjen e Malit të Zi në takimin e radhës së iniciativës “Ballkani i Hapur”, ishte i qartë.

Pra, sipas disa postimeve të bëra në median sociale “Telegram”, Abazoviq ka thënë se nuk do të shkojë në Ohër për ta bërë Malin e Zi pjesë të “Ballkanit të Hapur”. (shih foton e pasuese)


Për më tepër ai ka thënë se Mali i Zi do të jetë një shembull pozitiv për këtë proces. (shih foton pasuese)


Abazoviq, në bazë të asaj që shkruan në Telegram, thotë se vizita e tij në takimin e Ohrit, po shërben për takime me liderët e rajonit. (shih foton pasuese)


Analiza:

Mbishkrimi i bërë në postimin në Facebook të e mediumit “Periskopi.com” se Mali i Zi i është bashkuar Ballkanit të Hapur, lë të kuptohet se Mali i Zi i është bashkuar iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Por në fakt, ajo që paraqitet në përmbajtje të artikullit të postuar, nuk e argumenton pretendimin e bërë në mbishkrimin e postimit.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere