Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përmes videos së vjetër pretendohet rrejshëm se xhandarmëria serbe u fut në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një videoje është pretenduar për hyrjen e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës.

Videoja është postuar nga faqja “Publiku” në Facebook, më 24 prill, me mbishkrimin “Alarmante-Ushtria serbe futet brenda territorit të Kosovës”.    

Çka nuk shkon me këtë video?  

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja është e vjetër. “Gazeta Metro” e kishte publikuar videon më 20 mars të 2020-s.  (shih këtu)


Vegëza e video-materialit të publikuar nga faqja “Publiku” në Facebook:

https://www.facebook.com/publikuvideos/videos/1180976166227807

Videoja e faqes “Publiku” e publikuar më 24 prill ka grumbulluar gati 40 mijë shikime e dhjetëra komente deri në shkrimin e këtij artikulli.


Lajmi ishte bërë i ditur nga kryetari i asokohshëm i Kamenicës, Qëndron Kastrati, që e pati quajtur të papranueshme hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Publiku” në Facebook ka publikuar një video nëpërmjet të cilës është pretenduar për hyrjen e  xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës.  

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja është e vjetër. Ajo ishte publikuar para katër vjetësh.    

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere