Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Përsëritet pretendimi i rrejshëm për  tërheqjen e parave nga Trusti

HIBRID

Përsëritet pretendimi i rrejshëm për  tërheqjen e parave nga Trusti

Tema për tërheqje të mjeteve financiare nga fondi i Trustit Pensional, po vazhdon të keqpërdorët nga krijuesit e shpërndarësit e përmbajtjeve dezinformuese.

Dje (19 korrik) portali i dyshimtë “banglacontent24.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar, që ndërlidhet me këtë temë.

Përmes titullit të këtij artikulli “Lajm i mirë për tërheqjen e parave nga Trusti”, autori synon të keqinformojë rreth kësaj çështje.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një lajm i publikuar nga portali “Ekonomiaonline.com” më 30 qershor, që tregon për nënshkrimin e mbi 7 mijë qytetarëve në peticionin për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit Pensional.

Pra, pretendimi se ka vendim për Trustin, i bërë përmes titullit të këtij artikulli, rezulton të jetë i rremë.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”:

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/pfbid0CwV3e74fLR8sG55YUzT2c4Sxe8aKa3ssBfjgog7XvmbumgN9gH1o6CEbZJR9pGvml


Vegëzat e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “banglacontent24.com”:

https://banglacontent24.com/sites/lajm-i-mire-per-terheqjen-e-parave-nga-trusti-3/


Pjesë nga përmbatja e artikullit të publikuar nga protali i dyshimtë “banglacontent24.com”:

Më shumë se 7 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit Pensional.

Që nga e hëna, grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30 për qind të Trustit”, janë angazhuar në qytete të ndryshme, për të mundësuar mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për të iniciuar sërish Projektligjin për Trustin.

Njëri nga organizatorët, Afrim Berisha, tha për EO, tha se mjetet duhet të tërhiqen pasi kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për ta.

Nga ajo që shihet, rezulton se përmbajtja e artikullit ka të bëjë me iniciativën e qytetarëve për të mbledhur nënshkrime për Trustin Pensional. 


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në “Ekonomiaonline.com”. (shih këtu)


Hibrid.info ka trajtuar më parë pretendime të sajuara rreth vendimeve për Trustin. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglacontent24.com”, ka publikuar një artikull me titull “Lajm i mirë për tërheqjen e parave nga Trusti”.

Por, titulli i këtij artikulli është i sajuar duke bërë pretendim të pabazuar se ka një vendim dhe një lajm të mirë rreth Trustit Pensional, ndërsa përmbajtja ka të bëjë me arritjen e numrit të nënshkrimeve në kuadër të iniciativës së lartpërmendur. 

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere