Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Aktori i Stupcave satirizon, mediat e interpretojnë ndryshe

HIBRID

Aktori i Stupcave, Osman Azemi, përmes një postimi, ka ironizuar me ish drejtorin menaxhues të KEK-ut, Njazi Thaçin.

Me anë të postimit – “Pa e kthy Njazi Thaçin nuk ka rrymë” të publikuar në profilin e tij në Instagram, ky aktor i humorit ka përdorur satirën në pohimin se reduktimet e energjisë elektrike të bëra kohëve të fundit, ndërlidhen me mungesën e Thaçit në pozitën e drejtuesit të KEK-ut.

Ndërsa, disa media e kanë publikuar këtë postim duke lënë të kuptohet që pohimi i Azemit ka qenë i njëmendë.

Teksti i plotë i publikuar në GazetaBlic.com:

    ‘Pa e kthy Njazi Thaçin nuk ka rrymë’Këtë të martë për një kohë një pjesë e Prishtinës ishte pa rrymë.E bashkë me qytetarët e Bregut të Diellit, pa energji elektrike ishte edhe aktori i njohur Osman Azemi i Stupcave.Azemi më pas bëri një koment interesant për këtë punë, në profilin e tij në Instagram.Ai po thotë që pa u kthy ish-drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, nuk do të ketë rrymë.

Vegëza e artikullit nga GazetaBlic.com:

https://gazetablic.com/pa-e-kthy-njazi-thacin-nuk-ka-rryme/?fbclid=IëAR0KrcKrEZhyxëE9BuUX2ONDNt834EOdPCQjpFfr9PoiIO3S8kËFtVPnYcM

Analizë:

Në bazë të një analize të fakteve të paraqitura nga ky artikull, hibrid.info ka vlerësuar se titulli i këtij teksti nuk korrespondon me përmbajtjen e tij, duke qenë se satirizimin e autorit të postimit “Osman Azemit” është paraqitur si i vërtetë në titullin e artikullit. Pra, nuk janë përdorur thonjëza dhe si i tillë ky artikull klasifikohet si keqpërdorim i satirës dhe nxitje për klikim. Si përfundim artikulli hyn në kategorinë e “clickbait” dhe satirës.

Verifikimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Satira – Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduar që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.

Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet ky lloj i përmbajtjes në situata kur mund të pretendohet se është një raport i vërtetë i mediave dhe kur bëhet potencialisht i dëmshëm në rast të transmetimit të mëtejshëm pa arritur që të shpjegohet qartë se bëhet fjalë për tekst satirik. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca. Mirëpo, media që boton këtë lloj përmbajtjeje nuk mund të jetë në njërën nga listat negative vetëm për shkak të publikimit të këtij lloji të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere