[email protected]
Policia e Kosovës mohon pretendimet e Zyrës për Kosovën për arsyen e prezencës së saj në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok
shape
shape
shape

Mediat në gjuhën serbe kanë publikuar dje (6 dhjetor) një artikull lidhur me deklaratat e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dërguar policinë me pushkët e gjata në objektet e komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës “për të tentuar me dhunë të përgatit terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të tij të paligjshme”.

Pretendimet e Petkoviqit janë se qëllimi i Kurtit është të marrë me dhunë dhe armë katër komuna serbe në veri të Kosovës dhe të vendosë përfaqësues shqiptarë në këto zgjedhje të paligjshme dhe jolegjitime”.

Vegëza e artikullit të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://www.kosovo-online.com/sq/lajm/politike/petkoviq-kurti-dergoi-policine-ne-komunen-e-zubin-potokut-me-qellim-qe-ta-rrembyer-me?fbclid=IwAR3VJpekLif3l5mnxLss_IAs5rfSIpUsf_GglFDPBYTV5BJ7OqcwTWTftM8

https://informer.rs/vesti/politika/754494/petar-petkovic-saopstenje-kim

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1179733/kurti-poslao-policiju-dugim-cevima-zubin-potok-petkovic-srbi-nasedajte-provokacije

Vegëza e deklaratës së publikuar nga Zyra për Kosovën:

https://www.kim.gov.rs/v4974.php

Pjesë të deklaratës së publikuar:

“Bëhet fjalë për demonstrimin më brutal të forcës dhe për shkaktimin e tensioneve dhe provokimeve të reja nga ana e Prishtinës, e cila me dhunë dhe masa të njëanshme po përpiqet të zbatojë masat e saj të kundërligjshme, të paligjshme dhe të njëanshme dhe të shkaktojë një destabilizim të ri të situatës në terren“.

“Kështu duket e ashtuquajtura demokracia dhe sundimi i ligjit i Albin Kurtit – ndërsa serbëve u ndalon të marrin pjesë në zgjedhje dhe referendume, në të njëjtën kohë ai po përpiqet të mbajë zgjedhje në veri të krahinës me pushkët e gjata, me armë edhe me dhunë. Është e qartë se qëllimi i Kurtit është të marrë me dhunë dhe armë katër komuna serbe në veri të Kosovës e Metohisë dhe të vendosë përfaqësues shqiptarë në to zgjedhje të paligjshme dhe jolegjitime”.


Pretendimet e Petkoviqit se kryeministri Kurti e ka dërguar Policinë që me dhunë të krijojë terren për mbajtjen e zgjedhjeve në veri është pretendim tendencioz dhe i mohuar nga policia e Kosovës. Po ashtu, pretendimi se nëpërmjet këtij veprimi kryeministri Kurti synon marrjen me dhunë të katër komunave në veri dhe të vendos në krye të tyre përfaqësues shqiptar është tendencioz.

Pretendimet e Petkvoqit i ka mohuar Policia e Kosovës nëpërmjet një deklarate të postuar në faqen e saj në Facebook. Institucioni në fjalë, publikimet dhe shkrimet e bazuar në deklaratën e Zyrës për Kosovën, më konkretisht të shefit të saj, i ka quajtur të pavërteta dhe tendencioze.

“Këto deklarime nga zyra serbe kanë për qëllim dëmtimin dhe krijimin e narrativave përmes të cilave atakohet profesionalizmi, legjitimiteti dhe misioni kushtetues i PK-së për rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës.”  (këtu)

Policia e Kosovës ka sqaruar arsyen e prezencës së saj në komunat veriore duke shtuar se në pajtim me ligjin kanë ofruar asistencën e kërkuar ndaj autoriteteve shtetërore të KQZ-së.

“Njësitë policore të rendit publik kanë asistuar zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.” Të gjitha veprimet policore janë kryer në pajtim me ligjin në ofrimin e asistencës së kërkuar ndaj autoriteteve shtetërore të KQZ-së.” (këtu)

Asistimi i Zyrtarëve të KQZ-së dhe funksionalizimi i zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Zubin Potok dhe Mitrovicë nga ana e Policisë së Kosovës është bërë e ditur edhe nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës pasi ka pranuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka asistuar për funksionalizimin e zyreve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, me qëllim të vazhdimit të procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 18 dhjetorit.”  (këtu)

Pra, siç bënë të ditur Policia e Kosovës, prezenca e saj në Zubin Potok dhe në veri të Mitrovicës ka qenë për tu ofruar asistencë dhe siguri zyrtarëve të KQZ-së për mbajtjen e zgjedhjeve në pajtim me ligjin, e jo siç pretendohet nga Zyra për Kosovën për të organizuar me dhunë zgjedhjet në këto komuna.


Analiza:

Mediat në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull lidhur me deklaratat e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dërguar policinë me pushkët e gjata në objektet e komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës për të tentuar me dhunë të përgatit terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve.

Policia e Kosovë i ka quajtur tendencioze dhe të pavërteta këto pretendime dhe ka sqaruar se prezenca e Policisë së Kosovës në Zubin Potok dhe në veri të Mitrovicës ka qenë për t’i ofruar asistencë zyrtarëve të KQZ-së për të organizuar zgjedhjet.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se këto pretendime janë të pabaza dhe klasifikohen si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others