Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Deklaratë e vjetër e Zekës, që nuk i korrespondon rrethanave aktuale politike

HIBRID

Portali “infoshqip.com” ka publikuar një artikull me titull “Milaim Zeka për LDK-në: Kta faqezi kurrë nuk na falin se ua kemi vrarë nënën Jugosllavi dhe motrën Serbi, kta edhe ëndërrat i shohin Serbisht”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton që ky artikull përmban titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes së tekstit.

Lajmi është i vjetër, i publikuar rreth dy vjet më parë (24 maj 2019), dhe ka të bëjë me një fjalim të ish-deputetit të Nismës, Milaim Zeka, gjatë seancës së asaj kohe në Kuvend të Kosovës që ishte thirrur për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Teksti i artikullit të publikuar nga “infoshqip.com”:

Milaim Zeka për LDK-në: Kta faqezi kurrë nuk na falin se ua kemi vrarë nënën Jugosllavi dhe motrën Serbi, kta edhe ëndërrat i shohin Serbisht (VIDEO)

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e kuvendit për nisjen e themelimit të Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, ka thënë se ata të që kanë bashkëpunuar me regjimin serb, tani punojnë nëpër institucionet shtetërore të Kosovës.

“Ata të cilët kanë bashkëpunuar me regjimin serb, sot i ke nëpër institucione. Këta faqezi kanë urrejtje patologjike ndaj nesh”.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “infoshqip.com”:

https://www.infoshqip.com/milaim-zeka-per-ldk-ne-kta-faqezi-kurre-nuk-na-falin-se-ua-kemi-vrare-nenen-jugosllavi-dhe-motren-serbi-kta-edhe-enderrat-i-shohin-serbisht/


Video e publikuar në YouTube nga “infoshqip.com”, ku flet Milaim Zeka:


Siç mund të vërehet në video, akuzat e Zekës ndaj LDK-së janë në kuadër të një konteksti tjetër dhe në rrethana tjera kohore, dhe jo për atë që pretendohet në artikullin e “infoshqip.com”. Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit autentik të publikuar në kohë reale nga disa portale kredibile.

https://klankosova.tv/milaim-zeka-ata-qe-kane-bashkepunuar-me-regjimin-serb-sot-jane-neper-institucione/

https://www.epokaere.com/zeka-ata-qe-kane-bashkepunuar-me-regjimin-serb-sot-jane-neper-institucione/

Analiza:

Portali “infoshqip.com” ka marrë një lajm me video të vjetër, të cilën është munduar ta paraqesë si aktuale. Këtij shkrimi i është vënë edhe titull i rremë në mënyrë që të tërheqë sa më shumë lexues. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere