Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht për vrasjen e një vajze në Prizren

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një artikulli është pretenduar për vrasjen e një 21-vjeçareje nga babai i saj në Prizren.

“Krim i rëndë në Prizren, babai i dehur vret vajzën me thikë” është titulli i publikuar nga portali në gjuhën shqipe “a2news.com” të premten (14 qershor).

Artikulli është shpërndarë edhe në disa mediume të tjera me tituj të ngjashëm.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Portali në fjalë ka raportuar gabimisht se viktima ka vdekur. Të dhënat zyrtare nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës i të shtunës dhe deklarata e zyrtarëve policorë të premten, tregojnë se viktima është therur me thikë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “a2news.com” të premten:

https://archive.is/GHbL2


Çka thotë raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës i së shtunës:

Rasti në fjalë është iniciuar si “vrasje në tentativë”.

Screenshot nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës


Pos publikimit të “a2news.com”, raportim të gabuar për vrasje kanë publikuar edhe disa mediume të tjera si, top-channel.tv, syri.net, oranews.tv, kosova-sot.info.


Analiza:

Portali në gjuhën shqipe “a2news.com” ka raportuar gabimisht për vrasjen e një vajze në Prizren, nga babai i saj.

Të dhënat zyrtare nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për tentim-vrasje dhe se viktima po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere