Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i paargumentuar, i bazuar vetëm në supozim

HIBRID

Portali “Bota-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “LDK-ja pjesë e Qeverisë Kurti 2, me dy ministri dhe postin e presidentit?”.

Ky portal në këtë artikull i është referuar një statusti në Facebook, të publikuar nga analisti i politikës dhe aktori kosovar, Jeton Zogjani, i cili ka pretenduar pa fakte se LDK-ja e mbështet Osmanin dhe se “deputetët e Listës “Guxo” do të kthen në LDK, kurse kjo parti do t’i ketë dy ministri në ekzekutiv, si dhe postin e presidentit”.

Teksti i artikullit të publikuar në “bota-sot.info”:

 LDK-ja pjesë e Qeverisë Kurti 2, me dy ministri dhe postin e presidentit?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohet sot me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohet sot me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi do të ndodhë në orën 14:00, shkruan “Bota sot”. Në lidhje se a do t’i bëjë kuorumin LDK-ja, Vjosa Osmanit, një koment e ka bërë edhe aktori Jeton Zogjani. Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se nëse LDK-ja e mbështet Osmanin, deputetët e Listës “Guxo” do të kthen në LDK, kurse kjo parti do t’i ketë dy ministri në ekzekutiv, si dhe postin e presidentit. Ja shkrimi i tij në Facebook:

•Në qoftse LDK-ja e mbështet znj/Vjosa Osmani për t’u bë presidente!

•Deputetët e listës Guxo do të kthen në grupin parlamentar të LDK-së!

•D.m.th LDK-ja bëhet pjesë e Qeverisë Kurti 2, me 2 Ministri dhe me President!

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “bota-sot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1542776/ldk-ja-pjese-e-qeverise-kurti-2-me-dy-ministri-dhe-postin-e-presidentit/?fbclid=IwAR0o556CWxfIz1_30fGGbMMvnigYn802US5iVvJcV5i0_6qp3KhSv-h-3UI

Vegëza e statusit të Jeton Zogjanit në profilin e tij në Facebook:

https://www.facebook.com/jeton.zogiani


Analiza:

Portali “bota-sot.info” në këtë artikull ka përdorur një titull tendencioz se LDK mund të jetë pjesë e Qeverisë Kurti 2.

Pretendimi i bërë në titull bazohet vetëm në një postim të Jeton Zogjanit, i cili pa fakte ka aluduar se “nëse LDK-ja e mbështet Vjosa Osmanin për presidente, atëherë deputetet e listes Guxo do të kthehen në grupin parlamentar të LDK-së dhe kjo e fundit do të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti 2, me 2 Ministri dhe me President”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere