Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Raportohet rrejshëm për publikimin e sondazheve nga KQZ për votim të partive

HIBRID

Portalet e dyshimta kanë publikuar disa artikuj ku pretendojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka krijuar sondazhe sa i përket rezultateve të subjekte politike në zgjedhje.

Në disa nga këto artikuj të publikuar nga portalet e dyshimta nuk gjendet asnjë sondazh brenda në tekst, siç pretendohet në titull, ndërsa në disa prej tyre mund edhe të votosh.

Megjithatë, KQZ ka demantuar këto lajme që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale, duke sqaruar se ky institucion asnjëherë nuk ka krijuar sondazhe sa i përket rezultateve të subjekteve politike në zgjedhje, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos japin të dhënat e tyre që u kërkohen, sepse ato mund të keqpërdoren.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë të pavërteta sondazhet të cilat po qarkullojnë nëpër rrjete sociale si të organizuara nga KQZ-ja. Nuk është aspak e vërtetë që KQZ-ja ka organizuar ndonjë sondazh të çfarëdo natyre. Gjithashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos japin të dhënat e tyre që u kërkohen, sepse ato mund të keqpërdoren”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Disa nga artikujt e publikuar nga portalet e dyshimta lidhur me sondazhin e krijuar nga KQZ:

https://news13post.com/votoni-ne-sondazhin-online-nga-kqz-se-cilen-parti-do-ta-votoni-vv-ne-ldk-ne-apo-pdk-ne-apo-tjerat/

https://mitrovicapress.com/news/822

https://news34post.com/?p=1230&fbclid=IwAR0zDtwETQ7MS3zA70SaRT6y0guV1uJ7HU-kPESf0VbyYVXwqwNxEo7CqsA

Më poshtë mund të lexoni lajmin me demantin e KQZ-së për krijimin e sondazheve online të publikuar nga disa media kredibile.

https://klankosova.tv/kqz-nuk-kemi-organizuar-ndonje-sondazh-te-cfaredo-natyre1/

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=498342


Analiza:

Portalet e dyshimta kanë publikuar artikuj të sajuar gjoja me sondazhe të krijuara nga KQZ, duke tërhequr lexuesit që të klikojnë në të. Disa prej tyre kanë vënë edhe mundësinë e votimit në këto sondazhe.

KQZ ka dalë me një reagim duke njoftuar se ky institucion asnjëherë nuk ka krijuar sondazhe online dhe ka bërë thirrje te qytetarët që të mos japin të dhënat e tyre që u kërkohen nga këto portale të dyshimta, pasi ato mund të keqpërdoren. Ky artikull hyn në kategorinë “demant”.


Arsyetimi:

 Vlerësimi “Demant” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve.

Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere