Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazë se moderatorja braziliane në Shqipëri, Andresa Ambrosio i ka dhënë fund jetës

HIBRID

Një kanal në YouTube me emrin “Perditesuesi” ka publikuar (1 mars) një video-material, të titulluar “DO NGELESH NE ZEMRAT TONA!Andresa i jep fund jetes!”.

Video-materiali në fjalë, pretendon se prezantuesja braziliane e cila jeton në Shqipëri, e njohur nga programi televiziv “E diela shqiptare”, i ka dhënë fund jetës. Por, verifikimi i fakteve nga hibrid.info, ka hedhur poshtë pretendimin e lartcekur.

Video-materiali në fjalë, deri në momentin e trajtimit, numëron afër 284 mijë shikime, ndërsa, kanali që e ka publikuar ka 14 mijë e 700 ndjekës.


Vegëza e video-materialit të publikuar në YouTube nga kanali “Perditesuesi”:

https://www.youtube.com/watch?v=Ti8r8Jp3r80


Pas hulumtimit nga hibrid.info, me anë të makinës së kërkimit, “Google”, nëpërmjet fjalëve kyçe “nderron jete andresa ambrosio”, janë gjetur informatat e fundit në lidhje me modelen braziliane, të cilat tregojnë se ajo është bërë nënë, gjë e cila duket se e ka mbajtur jashtë televizionit kohëve të fundit (shih këtu).

Pra, nuk ka asnjë informatë të publikuar në media që konfirmojnë pretendimin e kanalit në Youtube “Perditesuesi”.


Po ashtu hibrid.info ka kontrolluar edhe rrjetet sociale të moderatores, ku publikimet e fundit të saj, datojnë nga muaji i kaluar (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi i një video-materiali, se moderatorja braziliane, e cila jeton në Shqipëri, Andresa Ambrosio, i ka dhënë fund jetes, nuk është i vërtetë.

Pas verifikimit të fakteve, nuk janë gjetur burime kredibile që e konfirmojnë pretendimin në fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material, si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere