Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Qeveria e Kosovës ka porositur mini-tanke pa pilot nga Turqia

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” me datë 28 korrik ka postuar një video-material në të cilën paraqitet mini-tanku i parë pa pilot i prodhuar nga Turqia.

Në këtë postim, faqja e lartcekur ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka porositur 10 pajisje të tilla.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve bazuar në hulumtimin e kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur të publikuar një njoftim të tillë në asnjë medium kredibil.

Gjithashtu as institucioni relevant si Ministria e Mbrojtjes në Kosovë, nuk ka bërë ndonjë njoftim për kërkesën për t’u pajisur me këtë lloj tanku. (shih këtu)


Mbishkrimi origjinal në postimin e publikuar nga faqja “The Reis” në Facebook:

TUNGA ????????. Albin Kurti porosit 10 copa ????????????


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=851759793268982


Kjo faqe e cila shihet se publikon kryesisht materiale që ndërlidhen me shtetin turk dhe presidentin e saj Recep Taiyyp Erdogan, postimin në fjalë e ka publikuar duke mos dhënë informata shtesë që mbështesin pretendimin.

Përpos këtij video-materiali që paraqet imazhin e mini-tankut pa pilot të tipit “Tunga”, nuk jepen detaje tjera shtesë.


Pas hulumtimit të bërë përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar më 28 korrik në disa media turke, ku bëhet e qartë se mini-tanku pa pilot do të hyjë në inventarin e ushtrisë turke. (shih këtu dhe këtu)

Pamjet e paraqitura në videon e publikuar nga faqja “The Reis” janë xhiruar në Panairin e 16-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2023).


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja “The Reis” në Facebook ka pretenduar rrejshëm se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka porositur nga Turqia 10 mini-tanke pa pilot.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere