Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë për arrestim të serbëve gjatë Krishtlindjes Ortodokse në Graçanicë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Profili në X “Serbian Spirit”, ka pretenduar të dielën (11 janar) se të martën e kaluar (6 janar), në Graçanicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një grup serbësh.

Arrestimi i tyre, sipas këtij pretendimi, është bërë për shkak se të njëjtit kishin të veshura maica me mbishkrimin “Krishti u lind”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Të martën e kaluar, në media lokale në gjuhën serbe është raportuar për një rast ku pretendohet se Policia e Kosovës ka ndalur një grup serbësh në Graçanicë të cilët po festonin Krishtlindjet Ortodokse.

Sipas “RadioKim”, “Policët e Kosovës nga stacioni i policisë në Graçanicë ndaluan sot një grup serbësh që po ktheheshin nga prerja e Badnjakut dhe u kërkuan atyre të hiqnin bluzat me motive kishtare dhe mesazhin ‘Krishti ka lindur’”, tha Goran Guxhiq, bashkëbisedues i këtij mediumi.

“Ishim të veshur me bluza me mesazhin ‘Krishti u lind, kryqëzohu me tre gishta’ dhe kishim me vete flamurin tonë serb. Nuk na thanë asgjë për arsyen e ndalimit; na kërkuan t’i hiqnim bluzat dhe na mbajtën kështu për rreth gjysmë ore. Në fund, na i kthyen bluzat dhe flamurin”, ka deklaruar Guxhiq për Radio Kim.


Ndërkaq, profili në X, “Serbian Spirit”, ka pretenduar se një grup serbësh, në po atë datë, po në Graçanicë, janë arrestuar.

“Të martën – në natën e Krishtlindjeve Ortodokse – agjentë të regjimit okupator shqiptar arrestuan një grup serbësh në Graçanicë të cilët po ktheheshin nga prerja tradicionale e Badnjakut, dhe i urdhëruan të hiqnin maicat që mbanin mbishkrimin “Krishti u lind””.

Hibrid.info ka kërkuar në makinën e kërkimit “Google” për raste të arrestimit të serbëve në Kosovë gjatë javës së kaluar.

Gjithashtu, është kërkuar edhe në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook.

Por, në asnjërën prej kërkimeve nuk është hasur asnjë rast i arrestimit të serbëve në atë datë.

I vetmi rast është ky që raporton media “RadioKim”, të cilin e ka transmetuar edhe media tjetër në gjuhën serbe “Kossev”.


Analiza:

Profili në X, “Serbian Spirit”, ka pretenduar se në natën e Krishtlindjes Ortodokse, Policia e Kosovës ka arrestuar një grup serbësh.

Ky pretendim është i pabazë, meqenëse asnjë medium kredibil, e madje as Policia e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë raport për këtë ngjarje të pretenduar.

I vetmi rast që është raportuar atë ditë, pra datën 6 janar, në mediat lokale në gjuhën serbe është ai për ndalimin e një grupi serbësh nga Policia e Kosovës, por që të njëjtit nuk janë arrestuar, e as raportohet të jetë ndërmarrë ndonjë masë ndaj tyre.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e cilëson si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere