Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë për një sondazh të realizuar nga BE lidhur me zgjedhjet në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh që pretendon se paraqet një sondazh, ku tregohet mbështetja elektorale ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kjo fotografi është publikuar në TikTok nga disa llogari, me mbishkrimin që pretendon se bëhet fjalë për një sondazh të realizuar nga Bashkimi Evropian (BE) (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu).

A është kredibil sondazhi?

Hibrid.info ka gjetur se ky sondazh nuk është realizuar nga organizata kredibile që bëjnë matje të opinionit publik.  

Rezultatet e këtij sondazhi janë: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 58.7 %, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 16.4 %, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13.9 % dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 4.7 %.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, duke kërkuar me fjalët kyçe “LVV – 58.7 %, PDK – 16.4 %, LDK – 13.9 % dhe AAK – 4.7 %”.

Mirëpo, rezultatet e kërkimit nuk shfaqin se një sondazh i tillë është publikuar nga burime kredibile.

Hibrid.info po ashtu ka kërkuar nëpërmjet kësaj makine edhe me fjalët e vendosura në mbishkrim “sondaggio elettorale in kosovo”, por diçka të ngjashme nuk është hasur.


Rreth sondazheve

Sondazhi i fundit (17 dhjetor) që u qarkulloi në media ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.


Analiza:

Pretendimi për publikimin e një sondazhi lidhur me subjektet politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, është i rremë.

Hibrid.info nuk ka gjetur se sondazhi i pretenduar është realizuar nga kompani kredibile të matjeve të opinionit

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere