Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë për vdekjen e djalit të këngëtarit Ardit Gjebrea

FATBARDH DEMA

Një kanal në Youtube me emrin “Fakte Interesante” ka publikuar me datë 2 mars një video-material me titull “TRAGJEDI ! Vdes DJALI i Ardit Gjebreas”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi përmes titullit është i rremë. Ndërsa në përmbajtje flitet për vdekjen e një personi të afërt të mikut të këngëtarit shqiptar, Ardit Gjebrea.

Në përmbajtje të video-materialit nuk përmendet ndonjë emër i përveçëm, që do mund të qartësonte edhe më shumë se për kë bëhet fjalë.

Hibrid.info duke hulumtuar në profilet zyrtare në mediat sociale të këngëtarit Gjebrea, nuk ka gjetur ndonjë informacion që flet për vdekjen e ndonjë personi të afërt të tij.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Youtube nga kanali “Fakte Interesante”:

https://www.youtube.com/watch?v=h_gc2iT2EsQ&t=54s

Në profilin zyrtar të këngëtarit Gjebrea në Facebook nuk ka ndonjë informacion për vdekjen e ndonjë personi të afërt të tij. (këtu)

Po ashtu, as në profilin zyrtar në Instagram, nuk është gjetur e publikuar ndonjë informatë e tillë. (këtu)


Video-materiali i publikuar në Youtube nga kanali “Fakte Interesante”, deri në publikimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 60 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se një kanal në Youtube ka pretenduar rrejshëm për vdekjen e djalit të këngëtarit shqiptar, Ardit Gjebrea.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere