Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi për Alban Hysenin nuk mbështetet në asnjë raport

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material ku shfaqet Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit, me mbishkrimin që pretendon se ai është kryetari më i dobët në Kosovë, në bazë të statistikave.

Kjo përmbajtje është publikuar të shtunën (13 shtator) në TikTok nga një llogari me emrin “zeriarsyes”, e shoqëruar me një audio në formë raportimi të këtij pretendimi.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi nuk është i saktë.


Transkripti nga audioja:

“Publikohen statistika të organizatave joqeveritare dhe ambasadave perëndimore. Kryetari me performancën më të dobët në Kosovë është Alban Hyseni, i cili e udhëheq komunën e Gjilanit.”

Bazuar në pretendimin nga audioja, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, për publikime të mundshme nga organizata joqeveritare apo ambasada në lidhje me matjen e performancës së kryetarëve të komunave (shih këtu).

Rezultatet nga kërkimi kanë shfaqur artikuj për raportin e hartuar nga organizata joqeveritare “Instituti Gap”, i titulluar “Letërnjoftimi i komunave”, ku publikohen të dhënat mbi realizimin e premtimeve të kryetarëve të komunave nga programi zgjedhor me të cilin kanë garuar dhe kanë marrë mandatin (shih këtu).

Raporti “Leternjoftimi i komunave” nuk ka treguar renditje të kryetarëve të komunave të Kosovës, sa i përket premtimeve të mbajtura.


Hibrid.info gjithashtu ka verifikuar autenticitetin e audios e cila dëgjohet në përmbajtje. Pas kontrollit me anë të platformës “HiveModeration”, vegël për trajtimin e përmbajtjeve që mund të jenë krijuar nga Inteligjenca Artificiale (IA), rezultatet kanë treguar se audioja ka gjasë (90.3%) të ketë përmbajtje të gjeneruar nga IA.

Analiza:

Pretendimi se sipas statistikave, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka performancën më të dobët ndër kryetarët e komunave në Kosovë është i pavërtetë.

Hibrid.info ka konstatuar se nuk ekziston asnjë raport që e mbështet këtë pretendim dhe ka verifikuar se audioja që e përmban atë mund të jetë e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Andaj, në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere