Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Turqia e Kosova kanë arritur marrëveshje për sistem raketor

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh me mbishkrimin që pretendon se Kosova dhe Turqia kanë bërë një marrëveshje për sistem raketor.

Fotografia me këtë pretendim, ku shfaqet Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes në një ekspoze armësh, është publikuar në TikTok (26 tetor), nga një llogari me emrin “fskkrenariajone”.

A është i saktë pretendimi?

Hibrid.info ka gjetur se fotografia në fjalë nuk shfaq momentin e arritjes së marrëveshjes çfarë pretendohet dhe se nuk ka konfirmim zyrtar për një marrëveshje të tillë.


Bazuar në faktin se në fotografi shihet ministri Maqedonci, hibrid.info ka hulumtuar në profilin e tij në Facebook, ku në mesin e publikimeve të tij është gjetur një i datës 24 tetor, ku ai ka njoftuar për takime me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes së Turqisë.

Pas verifikimit të fotografive të bashkangjitura në këtë publikim, hibrid.info ka gjetur se njëra nga to, është edhe ky imazh i përdorur për paraqitjen e pretendimit në fjalë.

Maqedonci në përshkrim ka njoftuar po ashtu se gjatë vizitës në këtë institucion, ai është njohur dhe informuar me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore.

Statusi i ministrit Maqedonci në Facebook:

“Në takime me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, si dhe me prodhues të sistemeve ushtarake, me disa prej të cilëve kemi prokuruar sisteme të armatimit dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

U njoha dhe u informova me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore. Prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës. Sepse Kosova dhe Turqia janë aleatë dhe partnerë strategjikë, për mbrojtje e siguri dhe për qëndrueshmëri e paqe.”


Gjithashtu, pas hulumtimit në ueb-faqet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nga publikimet e fundit nuk ka konfirmime për një arritje të marrëveshjes së pretenduar (shih këtu dhe këtu).

I njëjti pretendim nuk konfirmohet as nga rezultatet pas hulumtimit me anë të motorit online të kërkimit, “Google”.


Analiza:

Pretendimi se Kosova dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për sistem raketor, është i pasaktë.

Hibrid.info ka gjetur se fotografia me anë të së cilës është paraqitur pretendimi, është shkrepur gjatë një vizite të ministrit Maqedonci në Agjencinë e Industrisë së Mbrojtjes, ku ai është njohur dhe informuar me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Po ashtu një marrëveshje e tillë nuk konfirmohet as nga institucionet zyrtare dhe burimet kredibile.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere