Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendime të pabaza se perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë

HIBRID

Mediumi serb “Alo.rs!” dje (02 shtator)  ka publikuar një artikull me titull  “ALO! ZBULON: PARALAJMËRIMI DRAMATIK I UDHËHEQËSVE ISLAMË DHE ORTODOKSË Perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë!”, në të cilën pretendohet pa fakte se perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë duke u diskriminuar komuniteti serb.

Artikulli i referohet konferencës ndërkombëtare “Dialogu ndërfetar si bazë për paqen në Ballkan” të mbajtur në Vladikavkaz në Osetinë veriore më 28-30 gusht të këtij viti, ku pretendohet pa bazë se urgjentisht duhet të parandalohet diskriminimi, në fakt gjenocidi ndaj popullatës serbe që jeton në territorin e Kosovës.

Artikulli në fjalë, në version më të zgjeruar, ka zënë vend edhe në gazetën shtypur serbe “Alo!” ku pretendohet pa fakte se Perëndimi vazhdimisht përpiqet të provokojë konflikte ndëretnike në Kosovë, kurse, sipas gazetës, parimi i Rusisë është sigurimi i stabilitetit ndërkombëtar, parandalimin e konflikteve dhe mbrojtja e të shtypurve, të çdo kombi apo feje.

Artikulli në gazetën e shtypur serbe “Alo”

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info arrin në përfundim së këto pretendime janë të pabaza dhe vlerësohen si teori konspirative.


Vegëza e artikullit të publikuar në të përditshmen serbe “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/667603/napad-na-kosovu-izaziva-verski-rat/vest


Pjesë të artikullit të publikuar në të përditshmen serbe “Alo.rs” tw përkthyer:

Nga tubimi i madh në Vladikavkaz u dërgua një mesazh i fortë: Parandaloni konfliktet ndëretnike dhe ndikimin shkatërrues të fuqive botërore në përpjekjet për zgjidhjen paqësore të problemit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Është urgjente të parandalohet diskriminimi, në fakt gjenocidi ndaj popullatës serbe që jeton në territorin që shtetet perëndimore ia caktuan arbitrarisht Republikës së vetëshpallur të Kosovës, sepse situata atje po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Kështu shkruhet në rezolutën deri në të cilën Alo! erdhi ekskluzivisht dhe që u miratua në Vladikavkaz nga autoritetet fetare të komuniteteve islame, ortodokse dhe katolike.


Mediumi serb, pretendimet e veta i bazon në konferencës ndërkombëtare “Dialogu ndërfetar si bazë për paqen në Ballkan” të mbajtur në Vladikavkaz në Osetinë veriore më 28-30 gusht të këtij viti, të cilën hedh pretendimet për gjenocid të serbëve dhe se perëndimi po provon luftë fetare në Kosovë, pa ndonjë fakte konkrete. (shih këtu)


Pjesëmarrës në konferencën e lartcekur qe edhe myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufpahiç, (shih këtu), i njohur për afërsinë me presidentin Serb, Aleksandër Vuçiq, (shih këtu) dhe me deklarata kundër Kosovës. (shih këtu)


Po ashtu, në këtë konferencë pretendohet se parimi kryesor i Rusisë është stabiliteti, parandalimi i konflikteve dhe mbrojtja e të shtypurve, pavarësisht se cilit komb apo cilës fe i takon, përkundër faktit se Rusia njihet si destabilizuese e rajonit të Ballkanit nëpërmjet politikave të saja. (shih këtu) Së fundmi Russia Today (RT) ka publikuar dokumentari me titull Serbia: Shenja të luftës (Serbia: Signs of War) ku narrativi kryesor i dokumentari është parapërgatitja për luftë në Kosovë. (shih këtu)


Analiza:

Mediumi serb “Alo.rs” dje ka publikuar një artikull kur pretendohet pa fakte se perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë, duke u bazuar në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur për ruajtjen e paqes në Ballkan.

Po ashtu në artikull përfshihen pretendime dezinformuese se Rusia parimisht synon stabilitet, parandalim të konflikteve pa marrë parasysh kombi dhe feja, e që faktet flasin se Rusia me politikat e saj synon destabilizimin e Ballkanit për qëllime të veta.

Hibrid.info në bazë të metodologjisë vlerëson se këto pretendime klasifikohen si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere