Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Të fundit | Serbia nuk ndau 500 milionë euro për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ish-zyrtari i CIA-s ka folur për Albin Kurtin, audi… Të fundit | Deklaratë e pakonfirmuar që i atribuohet gjeneralit amerikan Craddock Të fundit | Goodwin nuk ka thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së është interesuar për p…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi i rremë për lirimin e Thaçit dhe Veselit paraqitet me anë të një postimi të manipuluar të Ramës në Facebook

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një përmbajtje që pretendon se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka shkruar Facebook, ku është shprehur tejet i lumtur me lajmin e lirimit nga Haga, të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ish-krerëve të UÇK-së. Tutje në postim thuhet se Kosova i pret ata, më 20 dhjetor.

Imazhi që paraqet postimin e Ramës në Facebook, është publikuar dje (26 nëntor) në TikTok nga një llogari me emrin “kadriveseliofficial_”.

Çka nuk shkon me këtë publikim? Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë njoftim që tregon se ish-udhëheqësit e UÇK-së janë liruar nga procesi gjyqësor në Hagë dhe se në llogarinë e Ramës, nuk ka asnjë postim çfarë pretendohet në publikimin e trajtuar.


Hibrid.info ka kontrolluar faqen e kryeministrit shqiptar në Facebook, ku nuk është gjetur asnjë publikim të ngjashëm me atë që e shohim në imazhin më lart.

Çka tregon se përmbajtja nga ky imazh mund të jetë e manipuluar dhe e paraqitur si imitim i publikimeve nga faqja e Ramës në Facebook.


Gjithashtu edhe në hulumtimin e ueb-faqes së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit tё Specializuar të Kosovёs, në seksionin e emëruar “Lajme/Media”, nga njoftimet e ndara nga ky institucion, nuk është gjetur asnjë njoftim që tregon se është marrë vendim përfundimtar në procesin gjyqësor të Thaçit.

Në po këtë ueb-faqe, në vegëzën për rastin “Thaçin dhe të tjerët” mund të shihet se ky rast është ende në fazë të gjykimit.

Po ashtu edhe në vegëzën për informatat aktuale të procesit, mund të shihet se procesi po vazhdon.

Informatat tjera tregojnë se në një intervistë për agjencinë e lajmeve “ekonomiaonline.com”, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, kishte thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, deri në prillin e vitit të ardhshëm, duke e paralajmëruar edhe përfundimin e këtij gjykimi në vitin e ardhshëm.

Hibrid.info ka trajtuar dhe ka vlerësuar disa postime të ngjashme gjatë kësaj jave (shih këtu, këtu këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se kryeministri shqiptar Edi Rama ka shkruar në Facebook, për lirimin e Thaçit dhe Veselit nga Haga, është paraqitur me fotografi të manipuluar.

Gjithashtu edhe pretendimi se ish-krerët e UÇK-së janë liruar nga Haga është i pasaktë.

Bazuar në metodologjinë  e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë” dhe “Mashtrime”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere