Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk qartëson që propozimi për ndalim të TikTok-ut vlen vetëm për institucionet publike

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një titulli është pretenduar se Qeveria e Kosovës sot (28 qershor) do të vendosë se a do ta mbyllë një rrjet social.

Artikulli është publikuar nga portali në gjuhën shqipe “telenews.al”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Vetëm pas klikimit në artikull kuptohet se propozimi është për ndalim të rrjetit social TikTok vetëm për institucionet.

“Qeveria e Kosovës sot vendos se a do ta mbyll këtë rrjet social!”, mban titullin artikulli i “telenews.al”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “telenews.al”:

https://archive.is/mUuuI


Përmbajtja e artikullit:

“Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e saj të rradhës.

Në këtë mbledhje do të ketë disa pika të rendit të ditës e një ndër to është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social ”Tik Tok” në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, transmeton Telenews.al

Kjo mbledhje fillon nga ora 14:00.”


Çfarë thotë pika e pestë e rendit të ditës për mbledhjen e 211-të të Qeverisë së Kosovës (Dokumenti i plotë – shih këtu):

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës (MPB)


Për më shumë, ky medium në publikimin e artikullit në Facebook ka përdorur fjali për të tërhequr lexueshmëri. “Do te befasoheni se cili rrjet social eshte!! ????” thuhet në përshkrim të postimit.


Analiza:

Portali në gjuhën shqipe “telenews.al” ka publikuar të premten (28 qershor) një artikull me titullin “Qeveria e Kosovës sot vendos se a do ta mbyll këtë rrjet social!”. Pas klikimit në artikull sqarohet se bëhet fjalë për propozim për ndalim të këtij rrjeti social vetëm për institucione.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë titull si “Clikbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere