• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
    • Raportet
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Pretendimi për dokument me “kornizë të re” për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, i pa verifikuar

    FatBardh Dema by FatBardh Dema
    20/09/2022
    in Analizë, Fact Checking, Highlights
    0
    Pretendimi për dokument me “kornizë të re” për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, i pa verifikuar
    0
    SHARES
    0
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Mediumi në gjuhën shqipe “Albanianpost.com” më 18 shtator ka publikuar një artikull në të cilën parashihet një skenar dhe epilog i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në artikullin e publikuar nga mediumi në gjuhën shqipe pretendohet për një dokument katër faqesh ku shpaloset një “kornizë e re” e dialogut Kosovë-Serbi, në të cilën thuhet se marrëveshja përmbajtësore do të arrihet vitin e ardhshëm ndërsa ajo finalja pas 10 vjetësh. Sipas këtij dokumenti, që “Albanianpost.com” pretendon që ekziston, Kosova fiton njohje nga 5-shja e BE-së dhe anëtarësim organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ndihma masive financiare.

    Dokumenti i pretenduar ku zë vend “korniza e re” për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ku janë të përfshira tri palë,  është siguruar nga, siç e thekson mediumi,  burimet që i posedojnë. Përkundër faktit që dokumenti është siguruar nga siç thuhet, burimet e mediumit, nuk është kërkuar konfirmimi i palëve të përfshira në këtë dokument.


    Vegëza e artikullit të publikuar në “Albanianpost.com”:

    https://albanianpost.com/ekskluzive-korniza-e-re-ne-dialog-marreveshje-permbajtesore-vitin-e-ardhshem-finalja-pas-10-vjetesh-kosova-fiton-njohje-nga-5-shja-e-bese-anetaresim-ne-organiz/


    Pjesë të artikullit të publikuar në “Albanianpost.com”:

    Në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE.

    Ky është plani i paraqitur në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, të cilin e ka siguruar Albanian Post.

    Me marrëveshjen e vitit të ardhshëm (nëse pranohet propozimi) Kosovën e pranojnë edhe pesë shtetet që akoma nuk e kanë njohur të Bashkimit Evropian, kurse Serbia do të përfitojë një ndihmë masive financiare, asistencë ekonomike dhe do njihet si fuqia e rajonit.


    Mediumi në gjuhën shqipe pretendon se “korniza e re”, u është prezantuar Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiq-it, e që në fakt, publikisht, e ka pranuar vetëm presidenti serb Vuçiq pas vizitës së dy këshilltarëve në Beograd.

    Presidenti serb deklaron se letrën e ka pranuar dhe lexuar për një periudhë të shkurtër dhe se e din përmbajtjen por jo dhe detajet e shpalosura në letër. (këtu)


    Pjesë e deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me dokumentin:

    “E lexova atë letër. Duke ditur se çfarë do të ndodhte, refuzova ta pranoj. Nuk mund të them se mbaj mend katër faqe pas pesëmbëdhjetë minutash leximi. Është e qartë se njoftimi nuk ka ardhur nga pala serbe. Se a është publikuar nga shqiptarët apo dikush tjetër, sepse i shkon për shtat të përdoret nga mediat, nuk më intereson. Pavarësisht nëse është plotësisht e vërtetë apo jo, nuk mund të mbaj mend çdo detaj, por unë e di se cilat ishin idetë e dikujt”.


    Qeveria gjermane, njëra nga palët e përfshira në dokumentin e cekur,  bazuar në një deklaratë të zëdhënësit të qeverisë për “Gazetën Express” kanë demantuar se qëndrojnë prapa një dokumenti katër faqesh si “kornizë e re” për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që u raportua nga “Albanianpost” se iu dorëzua Kurtit dhe Vuçiqit përmes dy këshilltarëve të Macron-it dhe Scholz-it, përgjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Bazuar në deklaratën dhënë “Gazetës Express” Berlini zyrtar thotë se një letër e tillë nuk vjen nga Franca, Gjermania, apo përfaqësuesi special dhe nuk ka informacione kush e ka shpikur këtë letër dhe me çfarë qëllimi. (këtu)


    Analiza:

    Mediumi në gjuhën shqipe “Albanianpost” ka hedhur pretendim për një dokument në të cilën përfshihet një “kornizë e re” e cila do të shpie deri te marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I njëjti dokument pretendohet se është hartuar nga Gjermania, Franca dhe Bashkimi Evropian dhe i është prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes Jens Plotner – këshilltarit kryesor në politikën e jashtme të kancelarit gjerman, dhe atij të presidentit të Francës, Emmanuel Bonne.

    Njëra nga palët e përfshira në dokumentin e pretenduar, Gjermania e ka demantuar ekzistencën e një letre të tillë të shpallur nga Franca, Gjermania dhe Përfaqësuesi Special i BE-së.

    Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson se pretendimi për ekzistencën e një dokumenti për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është “i pa verifikuar”.


    Arsyetimi:

    Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

    Tags: përmbajtje e pa verifikuar
    FatBardh Dema

    FatBardh Dema

    Related Posts

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës
    Analizë

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    30/09/2023
    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”
    Analizë

    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    30/09/2023
    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet
    Analizë

    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    30/09/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    30/09/2023
    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    30/09/2023
    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    30/09/2023
    Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

    Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

    29/09/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    info@hibrid.info

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000