Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “Borell ka dhënë një lajm të mirë për liberalizimin e vizave” është i rremë

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe si “Banglarreporter.com” dhe “Konakushqiptar.com”, kanë publikuar një artikull me titull “Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borell, ka dhënë një lajm të mirë për liberalizimin e vizave”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes, si dhe lajmi është i vjetër.

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale, i cili është shpërndarë nga mediat online në Kosovë me datë 21 maj të vitit 2021, atëkohë kur Borrell kishte thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Pra, lajmi është i vjetër dhe Borell aktualisht nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “Banglarreporter.com” dhe “Konakushqiptar.com”:

https://banglarreporter.com/archives/9981?fbclid=IwAR1X6oFTVgIdj0rnxgtKFJXYAPrm05L6nfh0ps-iLEyUFZo0JuGvWUH_-mM
https://banglarreporter.com/archives/9981?fbclid=IwAR1X6oFTVgIdj0rnxgtKFJXYAPrm05L6nfh0ps-iLEyUFZo0JuGvWUH_-mM
https://konakushqiptar.com/mbs/2022/02/20/borrell-gezon-te-gjithe-shqiptaret-e-kosoves-me-kete-lajm-qe-sapo-e-dha-per-liberalizimin-e-vizave/?fbclid=IwAR1UEKndjMBsniRnVKd8oGsct11Yw4LuAzOhKbemCh-8eZH5TUxJKlX20Tw
https://konakushqiptar.com/mbs/2022/02/20/borrell-gezon-te-gjithe-shqiptaret-e-kosoves-me-kete-lajm-qe-sapo-e-dha-per-liberalizimin-e-vizave/?fbclid=IwAR1UEKndjMBsniRnVKd8oGsct11Yw4LuAzOhKbemCh-8eZH5TUxJKlX20Tw

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si “Gazeta Aktive” dhe “Gazeta Arbëria”, vegëzat e të cilave mund t’i gjeni këtu dhe këtu.


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (21 maj 2021) nga disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të muajit maj 2021, të cilit i kanë vënë titull të sajuar me pretendimin ta paraqesin atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere