Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Xhaka nuk ka thënë se “nuk kam zemër të shënoj ndaj Kosovës nesër”

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “Gazeta Aktuale” ka publikuar dje (7 shtator) një imazh të futbollistit me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës në futboll.

Këtij imazhi, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “Xhaka: Nuk kam zemër të shënoj ndaj Kosovës nesër!”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë fakte se një deklarim i tillë ka ardhur nga futbollisti.


Vegëza e postimit të publikuar nga “Gazeta Aktuale”:

https://www.facebook.com/AktualeOfficial/posts/pfbid0Ce2U4o3sReQtpfzYLFmZm5MRv4dsfwHzTdkes8xNsTGiYY3RKv3Zx8vSpGiTwadKl


Hibrid.info ka kontrolluar në profilin zyrtar të futbollistit në median sociale Instagram, por që në të nuk është gjetur deklarimi i pretenduar nga faqja e lartcekur. (shih këtu)

Poashtu edhe në kërkimin e bërë nga hibrid.info nëpërmjet makinës së kërkimit “Google”, rezultatet e kërkimit nuk shfaqin prova që mbështesin deklarimin e pretenduar të Granit Xhakës, nga faqja “Gazeta Aktuale”. (shih këtu)


Ky postim i bërë nga faqja “Gazeta Aktuale” ka marrë një numër të konsiderueshëm komentesh, ku vërehet qartë se disa nga lexuesit kanë rënë pre e këtij postimi të rremë. (shih fotografitë më poshtë)


Pra, Xhaka nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me ndeshjen e 9 shtatorit, ku Kosova do të përballet me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të futbollit 2024. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Gazeta Aktuale” ka publikuar imazhin e Granit Xhakës me mbishkrimin që pretendon se futbollisti është deklaruar se “nuk kam zemër të shënoj ndaj Kosovës nesër”.

Por që hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka gjetur fakte dhe dëshmi të besueshme, se një deklaratë e tillë ka ardhur nga futbollisti i lartpërmendur.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson publikimin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere