Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “Murati jep lajm të gëzueshëm për pensionistët” është jashtë kontekstit kohor

HIBRID

Artikulli me titull “Hekuran Murati jep lajmin qe do ti gezoje te gjithe pensionistet”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, që vërtetojnë se lajmi në përmbajte është i vjetër. Ky njoftim i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është i muajit nëntor të vitit 2021 lidhur me realizimin e pagesava të pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria.

Pra, lajmi është i vjetër, ndërsa portali i dyshimtë “albasky.com” është munduar ta paraqesë atë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/hekuran-murati-jep-lajmin-qe-do-ti-gezoje-te-gjithe-pensionistet-3/?fbclid=IwAR17gARD9cpF8qAD40lNNIFRDgPGmEAy00ddbOB-Ejhiy04_PU7NX_ObBIw

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila në këtë postim ka grumbulluar komente e reagime të shumta. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka gjetur postimin e ministrit Murati, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook me datë 24 nëntor 2021, kishte njoftuar se është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga qeveria. (shih këtu)


Këtë njoftim të ministrit e kishin publikuar edhe disa media online në Kosovë, vegëzat e së cilave mund t’i gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një njoftim të vjetër të muajit nëntor 2021, të  ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me realizimin e pagesava të pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria.

Këtë artikull, ky portal është munduar ta paraqesë si aktual, duke lënë vend për keqinformim të lexuesve.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere