Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se SHBA-të i kanë dhuruar Kosovës një helikopter

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar të mërkurën (6 dhjetor) një video-material që shfaq pamjet e një helikopteri.

Këtij video-materiali i është vënë mbishkrimi “Sërish donacion nga Amerika”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës helikopter, është i rremë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7309209104927427846

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur pamjet e helikopterit të njëjtë që shfaqet në videon nga llogaria e lartcekur.

Imazhi i këtij helikopteri është gjetur i publikuar në një artikull të revistës kryesore në gjuhën angleze që fokusohet në çështjet e lidhura me mbrojtjen nga një perspektivë e qartë evropiane “EDRmagazine.eu”. (shih këtu)

Në këtë artikull shkruan rreth flotës së helikopterëve të Forcave të Armatosura Greke.


Vlen të ceket se video-materiali i publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25” aktualisht numëron mbi 37 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Po ashtu hibrid.info ka hulumtuar në faqen në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, për njoftime në lidhje me këtë pretendim, por nuk është gjetur asnjë konfirmim mbi pretendimin e publikuar. (shih këtu)

Edhe në njoftimet e Ambasadës amerikane në Kosovë, nuk gjejmë lajme që dëshmojnë se Kosovës do t’i dhurohet një donacion i tillë. (shih këtu)


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, që shfaq pamje të një helikopteri, për të cilin pretendohet se do t’i dhurohet si donacion Kosovës nga SHBA-të.

Por, hibrid.info nuk ka gjetur prova nga burimet zyrtare që mbështesin publikimin e pretenduar.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere