Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografi e montuar që paraqet profilet e Kurtit e Vuçiqit

FATBARDH DEMA

Në një fotografi me ndërhyrje të manipuluar, pretendohet të paraqiten presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përkrah njëri-tjetrit

Në atë fotografi shihet se si, përmes editimit të imazheve, janë vendosur portretet e këtyre dy figurave politike.

Hibrid.info e ka hasur këtë fotografi në një koment të një lexuesi në postimin e një media online.

Ky lexues, në postimin e kësaj fotografie ka shtuar edhe komentin “JARANAT E VJETER”.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka gjetur fotografinë reale, në të cilën gjendet Albin Kurti së bashku me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Pra, është larguar fytyra e Dendias, duke u zëvendësuar me atë të Vuçiqit.


Vegëza e postimit:

https://www.facebook.com/demokraciacom/posts/pfbid02hof3jTtAbB5Q4L7EXBujFLDCFnFbn9nzWTD8XyNG5zMrCXexpwfbz7x4cffjpnUzl


Komenti me këtë fotografi është lënë në artikullin e publikuar nga “Demokracia.com”, në të cilin gjendet një deklaratë e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, i cili përmes një llogarisë së tij në Twitter kishte reaguar pas nisjes së heqjes së barrikadave në veri.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë autentike në të cilën shihen Kurti dhe Dendias, e cila është publikuar në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një fotografi po qarkullon në rrjetin social Facebook, në të cilën shihet Kurti dhe Vuçiq krah për krah njëri-tjetrit.

Mirëpo, pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka vërtetuar se kjo fotografi është e montuar. Në fotografinë autentike shfaqet Kurti së bashku me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë fotografi si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere