Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Shpërndahet recetë e dyshimtë për shërimin e këmbëve

HIBRID

Një recetë mjekësore për shërimin e këmbëve është shpërndarë shumë nga mediat në Kosovë edhe pse në përmbajtjen e saj mungon burimi i informacionit.

Në këtë shkrim gjendet një recetë me disa përbërës, të cilët pretendohet se i rigjenerojnë këmbët, duke eliminuar dhimbjen e tyre.

Këtij lajmi të shpërndarë me titull “Gruaja e tregon me detaje: Po të mos ishte kjo recetë, unë nuk do isha sot në këmbë, 2 përbërësit që m’i rigjeneruan këmbët”, i mungojnë burimet si dhe identiteti i gruas që supozohet se ka folur rreth këtij “ilaçi”.


Vegëzat e artikullit të shpërndarë në media:

Gruaja e tregon me detaje: Po të mos ishte kjo recetë, unë nuk do isha sot në këmbë, 2 përbërësit që m’i rigjeneruan këmbët


Analizë:

Ky shkrim nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst rreth përbërësve që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve në këmbë, nuk janë të verifikuara.

Artikujt e tillë shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese. Pas kësaj analize, ky tekst hyn në kategorinë si “Lajm i rremë”, “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Pseudoshkencë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Pseudoshkencë – Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere