Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Kosova sot ka pranuar armatim ushtarak si donacion

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar sot një video-material të disa pajisjeve ushtarake me pretendimin se të njëjtat sot i janë dhuruar Kosovës si donacion.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi është i rremë, ndërsa video është marrë nga një kanal turk në Youtube, që sqaron se pamjet paraqesin automjetin ushtarak Vuran.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7304965440738954501

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur video-materiali i njëjtë i publikuar në Youtube nga kanali turk “Savunma Sanayii Dergilik” me datë 31 mars. (shih këtu)

Emërtimi i kësaj video, i përkthyer në shqip:

Automjet i blinduar me shumë funksione Vuran


Gjithashtu as institucioni relevant si Ministria e Mbrojtjes në Kosovë, së fundmi nuk ka publikuar ndonjë njoftim në lidhje me pranimin e ndonjë pajisje ushtarake si donacion. (shih këtu)

Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material të vjetër në të cilin paraqiten disa automjete ushtarake Vuran, duke pretenduar se të njëjtat i janë dhuruar sot (24 nëntor) Kosovës si donacion.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere