Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull i pasaktë për mospjesëmarrjen e Rrahmanit në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

HIBRID

Portali “Telegrafi.com” ka publikuar një artikull rreth mungesës së futbollistit të Kosovës, Amir Rrahmani për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, e cila pritet të zhvillohet me 8 tetor.

Megjithatë, titulli i Telegrafit nuk përkon me përmbajtjen e lajmit, pasi në konferencën e mbajtur nga trajneri dhe menaxheri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes gjegjësisht Bajram Shala, kanë thënë se ende nuk ka asgjë finale rreth mungesës së Rrahmanit.

Vegëza e artikullit të Telegrafi.com:

https://telegrafi.com/mungon-kapiteni-rrahmani-challandes-tregon-dy-emrat-qe-mund-ta-bartin-shiritin-ndaj-maqedonise-se-veriut/?fbclid=IwAR1rOxGxYshH-dEwcO2PzvcvOGDtJ3pybP-4KcLyw2sguxV3Rc_IPzXYVSk


Në konferencën e mbajtur sot (5 tetor), menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ndër të tjera tha se ende nuk janë shuar shpresat për pjesëmarrjen e kapitenit Rrahmani në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me FIFA-n, sepse në fund të fundit të drejtën për lirimin e futbollistëve apo ndalimin e tyre e ka FIFA. Nga kontakti i fundit që e kam pasur rreth 5 minuta para fillimit të kësaj konference, situata duket më pozitive se sa realisht është raportuar në media. Ne jemi duke e bërë të pamundurën që Amir Rrahmani t’i bashkohet ekipit qoftë sot brenda ditës, qoftë nesër në mëngjes”.

Deklaratën e plotë e Shalës për Rrahmani mund ta ndiqni nga minuta 6:55:

https://www.facebook.com/FFKKosova/videos/1064298100666622

Kujtojmë se klubi i Napoli-t, ku luan Rrahmani, ka vendosur tërë ekipin në karantinë shkaku që disa futbollistë kanë rezultuar pozitivë me virusin Korona.


Analizë:

Artikulli i Telegrafi.com përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin që i referohet konferencës së mbajtur nga trajneri Challandes.  Ky artikull kategorizohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere