Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titujt nuk e qartësojnë se në cilat shtete kanë ndodhur ngjarjet

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” dje (14 gusht) ka publikuar artikuj me tituj përgjithësues, me ngjarje që kanë ndodhur në shtetet e tjera.

Gjatë monitorimit ditor, hibrid.info ka arritur t’i gjejë këta artikuj të publikuar nga ky portal në të cilët ka vendosur tituj përgjithësues, si dhe fotografi ilustruese që nuk e bëjnë të qartë vendin e ngjarjes.

Duke e ditur se portali i lartcekur është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës, me këta artikuj mund t’i dezinformojë duke lënë të kuptohet se ngjarjet kanë ndodhur brenda vendit.


Titujt e vendosur në artikujt e publikuar nga portali “Kosova-sot.info:

Tetë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri në aeroport


Vegëzat e artikujve të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/635968/tete-te-plagosur-nga-te-shtenat-me-arme-zjarri/?fbclid=IwAR0FW02mGjBpa4z7_MsOLodv2qMOIABzjRw3QujBIzzMGS9fejGZLp4Fw94

https://www.kosova-sot.info/lajme/636015/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-aeroport/?fbclid=IwAR3RHyYpxhXEgXrL4nl8IOm_B6rkCegqOF-jkl-X2vPJrYCvufcNgYyA44Y


Në artikullin me titull “Tetë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri”, ngjarja ka ndodhur në qytetin e vjetër të Jerusalemit, e cila bëhet e qartë vetëm në përmbajtje.

Ndërsa në artikullin tjetër me titull “Të shtëna me armë zjarri në aeroport”, ngjarja ka ndodhur në Aeroportin “Canberra” në Australi.


Analiza:

Portal“kosova-sot.info” në publikimin e artikujve të lartcekur duket se qëllimshëm i ka vënë tituj dhe fotografi përgjithësuese, duke mos e bërë të qartë se ngjarjet kanë të bëjnë me shtete të tjera, kështu duke lënë vend për keqinformim te lexuesit. Gjithçka qartësohet vetëm pasi lexuesit të hyjë në përmbajtje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, këta artikujt vlerësohen si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere