[email protected]
Pretendohet pa fakte se ekziston një plan për konfiskim të veturave dhe arrestim të serbëve
shape
shape
shape

Medium serb “Informer” ka publikuar sot (28 tetor) një artikull me titull “PLANI FERR I ALBIN KURTIT DHE EKSTREMISTËVE SHIPTARË! Do të rrëmbejnë veturat dhe do të arrestojnë serbët që refuzojnë të nënshkruajnë ‘peticionin e ri-regjistrimit’!?!

Artikulli hedh pretendimin e pabazuar për një plan të Kurtit, sipas të cilit, serbëve që refuzojnë ri-regjistrimin do t’u hiqen targat nga automjetet e tyre dhe menjëherë më pas do t’u ofrohet të nënshkruajnë një ‘aplikacion për ri-regjistrim’. Në kwtw artikull tutje thuhet se, ata që refuzojnë këtë ‘kërkesë’, do t’u konfiskohen makinat dhe ata që bëjnë rezistencën më të vogël do të arrestohen.

Gazeta serbe, për planin e pretenduar bazohet në burime që, që siç i quan ajo, “burime tona të mirë informuara” duke mos e bërë të ditur se burimi është lokal apo institucional apo ndonjë burim i njohur kredibil që do ta mbështeste pretendimin.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Informer”:

https://informer.rs/vesti/politika/745274/aleksandar-vucic-aljbin-kurti-kim-siptari-ekstremisti

Pjesë të artikullit të publikuar në “Informer”:

Kryeministri i shtetit të rremë ‘Kosova’, Albin Kurti, po përgatitet seriozisht të provokojë përplasje të përgjakshme me serbët në veri të krahinës menjëherë pas 1 nëntorit!

Siç mësojmë, shërbimet tona të sigurisë kanë marrë informacione që tregojnë se Kurti dhe ekstremistët e tij tashmë kanë hartuar një plan të detajuar për ‘riregjistrimin e detyruar’ të makinave me targa KM serbe!?! Sipas këtij plani, sipas burimeve tona të mirë informuara, serbëve që refuzojnë riregjistrimin do t’u hiqen targat nga automjetet e tyre dhe menjëherë më pas do t’u ofrohet të nënshkruajnë një ‘aplikacion për riregjistrim’, me të cilën do , në fakt, njohin një gjendje false. Ata që refuzojnë këtë ‘kërkesë’ do t’u konfiskohen makinat dhe ata që bëjnë rezistencën më të vogël do të arrestohen.


Siç mund të shihet nga përmbajtja e artikullit, autori nuk ka paraqitur asnjë fakt (dokument) që dëshmon për ekzistimin e ndonjë plani për rrëmbimin e veturave të serbëve që nuk i kanë regjistruar me targa RKS dhe arrestimin e atyre që e kundërshtojnë këtë veprim.

Pretendimet e hedhura në artikullin e publikuara nga “Informer” gjithmonë i referohen zbulimeve nga mediumi pa cekur ndonjë burim të njohur, kredibil për informacionet e shpërndara.

Autori përmend një plan për çështjen e targave, duke u thirrur në burime të mediumit, gjoja se Albin Kurti po përgatitet seriozisht të provokojë përplasje të përgjakshme me serbët në veri të Kosovës pas 1 nëntorit.

Përveç që nuk jepen detaje rreth kredibilitetit të burimit, autori nuk arrin që përmes përmbajtjes të argumentojë ekzistimin e një “plani” sulmin ndaj serbëve.


Në fakt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklaratën e tij të fundit për këtë temë, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të komunitetit serb që të shfrytëzojnë periudhën deri më 1 nëntor për të riregjistruar automjetet e tyre, duke kërkuar zbatimin e saj, pa ndonjë shprehje që do të krijonte përshtypje kërcënuese.

“Këto nuk janë masa kundër serbëve përkundrazi këto janë masa për serbët. Masa të cilat atyre ju ofrojnë lehtësime financiare dhe jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë. Nuk mund të jemi të barabartë në Republikë nëse dikush ka targa RKS e dikush dëshiron që t’i mirëmbajë ato KM. Pra, nuk është as hakmarrje, as urrejtje, as inat, është zbatimi i ligjit është rendi, janë vendimet qeveritare të cilët nuk i diskriminojnë njerëzit në bazë të përkatësisë etnike.” (këtu)

Nga deklarata e Kurtit kuptojmë që nuk ekziston ndonjë plan për zbatimin e këtij vendimi, sic pretendon mediumi serb.


Sipas plani i regjistrimit të automjeteve me targa në RKS, kufizohet lëvizje e automjeteve me targa të lëshuara nga shteti serb. Sipas ligjit për siguri në komunikacionin rrugor Policia ka të drejtë të largojë nga trafiku automjetin i cili nuk është i regjistruar apo që nuk ka targa të caktuara të regjistrimit. (këtukëtu)


Analiza:

Ky medium bënë pretendim të pabazuar se ekziston një plan i Kurtit që serbëve që refuzojnë regjistrimin e veturave me targa RKS do t’u hiqen targat nga automjetet e tyre dhe menjëherë më pas do t’u ofrohet të nënshkruajnë një ‘aplikacion për riregjistrim’, atyre që do të refuzojnë do tu merren veturat dhe në rezistencën më të vogël do të arrestohen.

Për shkak se mediumi serb nuk ofron burime relevante dhe kredibile, apo specifikon burimin se a është lokal apo institucional, hibrid.info vlerëson këtë pretendim si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others