Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pamje të vjetra të arkivoleve pretendohet të paraqiten si varrime të sulmuesve serbë të vrarë në veri të Kosovës

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (25 shtator) një video-material në të cilën shihen pamje të disa arkivolëve.

Me anë të këtij video-materiali pretendohet se pamjet paraqesin varrimin e sulmuesve serbë të vrarë në veri nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit të datës 24 shtator.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet janë të vjetra dhe kanë të bëjnë me një ngjarje krejtësisht tjetër.


Vegëza e postimit të video-materialit të publikuar në Facebook nga faqet “Gazeta Aktuale”, “Mitrovica Ime” dhe “Drenica News”:

https://www.facebook.com/watch/?v=316214087623913

https://www.facebook.com/watch/?v=3473048046291978

https://www.facebook.com/reel/836660974827413

Në këto postime vërtehet se ato kanë arritur të grumbullojnë numër të madh komentesh, shpërndarjesh e reagimesh. (shih fotografitë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar për kontroll faktesh “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se pamjet paraqesin arkivolet e të vrarëve gjatë të shtënave masive që ndodhën më 6 maj 2023 në Serbi.

Fotografitë e kësaj ngjarje janë gjetur të publikuara në mediat e huaja me datë 6 maj 2023. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqet e lartcekura kanë publikuar një video-material të vjetër (maj 2023) të cilën janë munduar ta paraqesin si pamje të varrimit të sulmuesve serbë të cilët u vranë në veri nga Policia e Kosovës në aksionin e ditës së diel (24 shtator).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere