Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se “përdhosja e memorialit në Gorazhdec është përpjekje e re për t’i frikësuar serbët”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka publikuar sot (10 janar) një reagim për atë që e ka quajtur përdhosje të memorialit në Gorazhdec, kushtuar personave të vrarë në lumin Bistricë në vitin 2003.

Kjo zyrë pretendon se përdhosja e këtij memoriali është përpjekje e re për të frikësuar serbët, duke e quajtur si agjendë politike të regjimit të Albin Kurtit.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo zyrë nuk ofron asnjë fakt që mbështet këtë pretendim.

Pjesë nga reagimi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e përkthyer në shqip:

Zyra për Kosovë dhe Metohi dënon ashpër përdhosjen e memorialit në Gorazhdec kushtuar banorëve të vrarë në agresionin e NATO-s dhe fëmijëve të vrarë në sulmin terrorist në Bistricë në vitin 2003.

Mbrëmë dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në zonën e rrethuar rreth monumentit dhe kanë hequr flamurin e Serbisë, që pa dyshim është një tentativë tjetër për të frikësuar serbët në atë enklavë të Metohisë.

Agjenda politike e regjimit të Albin Kurtit inkurajon ekstremistët që të veprojnë kundër serbëve, gjë që e përkeqëson edhe më shumë pozitën e serbëve që jetojnë në jug të Ibrit në kushte shumë të vështira për dekada të tëra.

Fakti që pak më shumë se një muaj më parë ishim dëshmitarë të tërbimit të ekstremistëve shqiptarë në Graçanicë, vërteton se ky nuk është një incident i izoluar, por një fushatë e organizuar dhe e instruktuar politikisht për frikësim.

Në raportin 24-orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës, për datën 9 janar, kur edhe pretendohet të ketë ndodhur rasti në Gorazhdec të Pejës, nuk gjendet i raportuar një rast i tillë, që do të mund të sqaronte qëllimin dhe kryerësit e kësaj vepre. (shih fotografinë më poshtë)


Çka kishte ndodhur në vitin 2003 në Gorazhdec?

Më 13 gusht të vitit 2003, pranë lumit të Bistricës në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës, persona të panjohur ekzekutuan dy civilë serbë — prej tyre një të mitur të moshës trembëdhjetë vjeçare, dhe plagosën katër të tjerë — tre nga ta ishin të mitur.


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar pa fakte se përdhosje të memorialit në Gorazhdec, kushtuar personave të vrarë në lumin Bistricë në vitin 2003, është vazhdimësi e presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë.

Përveç që nuk dihet qëllimi dhe kryesit e kësaj vepre, ky rast nuk është raportuar as në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se ky reagim i kësaj zyre nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe vlerësohet si “teori konspirative”.

Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere