Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Albena Reshitaj mohon se është propozuar nga VV për kryetare të Suharekës

HIBRID

Mediumi online “Reporteri.net” në një artikull të publikuar dje (9 gusht) ka pretenduar se deputetja nga radhët Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj, do kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje. Për më tepër, në këtë artikull pretendohet se Reshitaj “është propozuar në degën e partisë së Kryeministrit Kurti në Suharekë të jetë kandidate e LVV-së për kryetare të kësaj komune”.

Mirëpo ky pretendim është mohuar më vonë nga vet Reshitaj. Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Reshitaj ka hedhur poshtë pretendimin se do të kandidojë për kryetare të Therandës (Suharekës) në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mirëpo, përmes këtij postimi, nuk e ka hedhur poshtë edhe kalimin në radhët e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Ndërsa pretendimi në artikullin e “Reporteri.net” i bërë fillimisht nga titulli “Pritet largimi nga AAK-ja, Albena Reshitaj kandidate e VV’së për kryetare të Suharekës?”, duket të jetë jo mirë i konfirmuar.

Pjesë të artikullit të “Reporteri.net”:

Madje, një burim i Gazetës Online Reporteri.net, i afërt me deputeten në fjalë, ka treguar se Reshitaj është propozuar në degën e partisë së Kryeministrit Kurti në Suharekë të jetë kandidate e LVV-së për kryetare të kësaj komune.

Derisa vendimin për kandidatin për kryetar të komunës e jep anëtarësia e LVV-së në Suharekë, sipas statutit dhe rregulloreve të zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.

Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me deputeten Reshitaj për të marrë konfirmim. Por, deputetja përkundër se pyetjet kanë qenë në lidhje me angazhimin e saj politik, ka treguar vetëm se ndodhet në pushime jashtë vendit për një kohë.

“Kush po e thotë këtë… Kam filluar pushimet… Uroj që të pushoni edhe ju pak”, tha ajo nder tjera.

Vegëza e artikullit:

https://reporteri.net/lajme/pritet-largimi-nga-aak-ja-albena-reshitaj-kandidate-e-vvse-per-kryetare-te-suharekes/?fbclid=IwAR1LS-JaSFLS4po5po3WR73xhuq4a2C8618pk6X8XylHx0Si9v81PeZyWfU

Pretendimi i bërë nga “Reporteri.net”, i ndërtuar në bazë të disa burimeve të afërta me deputetën, nuk është konfirmuar nga asnjë adresë zyrtare, relevante me kontekstin e temës.

Pak orë pas publikimit të këtij artikulli, ka qenë vetë deputetja Reshitaj, e cila e ka mohuar këtë pretendim përmes publikimit të një komenti në profilin e saj në Facebook.

Reagimi i deputetes Albena Reshitaj në Facebook: (shiko këtu)


Arsyetimi:

Pretendimi i bërë nga “Reporteri.net”, i bazuar në burime, del të jetë jo mirë i konfirmuar. Këtë e dëshmon edhe vet deputetja Albena Reshitaj, si personi kryesor i apostrofuar në artikull. Ky pretendim mund të jetë i vërtetë, por përderisa ai mohohet nga vet ajo dhe, i njëjti pretendim, nuk konfirmohet as nga organet e Vetëvendosjes, rezulton të mos jetë qëndrueshëm.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje të Pa Verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar/verifikuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere