Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

SMS mashtrues që pretendon se vjen nga Posta e Kosovës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një mesazh (SMS) iu është dërguar në telefon qytetarëve të Kosovës me pretendimin se vjen nga Posta e Kosovës.

Aty kërkohet që, përmes një vegëze të ofruar, qytetarët ta ndërrojnë adresën e shtëpisë për të pranuar gjoja një pako.

Çka nuk shkon me këtë SMS?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetuar se ky SMS është dërguar përmes një email adrese “boneszstorm@gmail.com”. Ndërsa vegëza e paraqitur në këtë SMS “postekosoves.top/ks” është e dyshimtë dhe nuk është ueb-faqja zyrtare e Postës së Kosovës.

Hibrid.info, duke përdorur platformën online për verifikim të ueb-faqeve “scamdoc.com”, ka gjetur se vegëza (link) që gjendet në SMS është e dyshimtë (shih këtu)


Ueb-faqja zyrtare e Postës së Kosovës është “postakosoves.com”. Përmes kësaj ueb-faqeje, Posta e Kosovës ka bërë thirrje në të kaluarën që të kihet kujdes nga këta SMS mashtrues.

“Posta e Kosovës përmes faqes zyrtare në Facebook, ka bërë thirrje që të mos klikoni asnjë vegëz (link) të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës”. (shih këtu)

Çfarë janë mashtrimet phishing (phishing scam)?

Phishing është një metodë mashtrimi ku sulmuesit përpiqen të marrin informacione personale ose financiare nga viktimat duke u paraqitur si burime të besueshme, zakonisht përmes email-eve, mesazheve ose faqeve të rreme në internet (shih këtu).


Hibrid.info, përveç këtij SMS-i, edhe në të kaluarën ka trajtuar raste të tjera të ngjashme që janë paraqitur rrejshëm në emër të Postës së Kosovës. (shih këtu, këtukëtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Një SMS i dërguar nga email adresa “boneszstorm@gmail.com”, u ka ardhur në telefona disa qytetarëve me thirrjen që të klikohet në një vegëz në mënyrë që ta ndërrojnë adresën e shtëpisë, për të pranuar gjoja një pako.

Hibrid.info, pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, ka gjetur se vegëza e paraqitur në SMS është e dyshimtë dhe nuk i përket Postës së Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere