Të fundit | Publikohet deklaratë e rreme që i atribuohet Wolfgang Petritschut për Albin… Të fundit | Rusia intensifikon narrativat për Kosovën: viktimizimi i serbëve, delegjiti… Të fundit | Vazhdon të publikohet videoja e gjeneruar me IA që paraqet rrejshëm Trumpin… Të fundit | Si mund të përdoren filmat e animuar për propagandë Të fundit | Pretendimi konspirativ se serbët në Kosovë do ta “paguajnë çmimin” për gjyk… Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb…
[ ARTIKULLI ]

Nga titulli nuk kuptohet se në janarin e cilit vit pritet të fillojë lëvizja pa viza

HIBRID

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar dje (14 dhjetor) një artikull me titull “Bislimi: Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza drejt BE-së, më së largu nga 1 janari”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli mban titull jo sqarues, në të cilin nuk qartësohet se për janarin e cilit vit bëhet fjalë.

Kjo bëhet e ditur vetëm në përmbajtje, ku thuhet se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte reaguar pas dakordimit të Parmlamentit, Këshillit dhe Komisionit Evropian mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Bislimi u shpreh se dakordimi, i cili do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedural para hyrjes në fuqi, do t’u mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të udhëtojnë drejt BE-së pa viza, më së largu më 1 janar 2024.


Vegëza e artikullit të publikar në portalin “Paparaci.com”:


Pas hulumtimit të kryer përmes rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur këtë deklaratë të Bislimit në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Paparaci.com” ka publikuar një deklaratë të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili përmes rrjetit social Facebook ishte shprehur se pas dakordimit të Parmlamentit, Këshillit dhe Komisionit Evropian mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, i cili do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedural para hyrjes në fuqi, do t’ mundësojë qytetërëve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza më së largu deri më 1 janar të vitit 2024.

Mirëpo, në titullin e artikullit të “Paparaci.com” nuk bëhet e ditur se për janarin e cilit vit ka folor Bislimi, duke lënë vend për keqkuptim te lexuesit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere