[email protected]
Pretendohet rrejshëm për inskenim të sulmit të Valon Sylës
shape
shape
shape

Portali I dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Ngjarja e Valon Sylës gënjeshtër, gjithçka u organizua dhe u sajua, lexoni detajet”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin.

“Gjithckafresh.info” ka marrë artikullin e portalit “Sinjali.com” në cilin raportohet për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, por duke ia ndryshuar titullin, i cili nuk korrespondonte me lajmin .

Teksti i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

Ngjarja e Valon Sylës gënjeshtër, gjithqka u organizua dhe u sajua, lexoni detajet…..

Gazeta Sinjali mëson se i dy shuari për sul min fízík ndaj gazetarit Valon Syla është Bashkim Jupa nga fshati Molliq i Komunës së Gjakovës, me vendbanim në Zvicër.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dy shuari është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Valon Syla është përkrahës i denjë i partis demokratike të Kosovës. Ky rast u organizua dhe sajua nga ai vetë së bashku me Sul muesin me të cilin kishin organizu edhe Videot nga momenti i su lmit.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e polícisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se, njësitë e nevojshme polícore po merren me rastin.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”: https://gjithckafresh.info/news/3605?fbclid=IwAR0El4X5RSw5C8yoZybbpW836PO4NYbN7X3tS0DZcjfisdPXUwqv0P5uP_c


Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në portalin “Sinjali.com”:

https://sinjali.com/ekskluzive-i-dyshuari-per-sulmin-ndaj-valon-syles-eshte-vellai-i-zyrtarit-te-pdk-se/


Analiza:

“Gjithckafresh.info” në titullin e artikullit të saj ka aluduar që rrahja e gazetarit Valon Syla ishte gënjeshtër dhe e organizuar nga vet ai, ndërsa në përmbajtjen e shkrimit nuk përmendet asgjë në lidhje me organizimin apo sajimin e kësaj ngjarje. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others