[email protected]
Pretendohet rrejshëm për shpërblim
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar sot (19 qershor) një artikull “Kush e din emrin e këtij fruti ka shpërblim, ja detajet…”.

Siç mund të kuptohet nga titulli, ky portal pretendon rrejshëm se lexuesit e artikullit mund të përfitojnë një shpërblim, në rast se e qëllojnë se për cilin frut bëhet fjalë.

Mirëpo, në përmbajtje të artikullit, përveç disa të mirave që ofron fruti i Dudit, nuk ka sqarime se si lexuesit mund të përfitojnë, në rast se e qëllojnë emrin e tij.

Artikulli i publikuar nga “klikoshqip.com”:

Kush e din emrin e këtij fruti ka shpërblim, ja detajet….

Dudi nga pak është harruar, por kjo pemë e shijshme është unike. Ka lloje të dudit të bardhë, të zi dhe të kuq. Aromën më të fortë e ka i ziu. Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

VETITË SHËRUESE

Frutat e tij përmbajnë acide të limonit dhe të mollës, vitamina C, B, K, A, dhe E, hekur, kalium, mangan e magnez. Posedojnë sasi të madhe të antioksiduesit antocianinë. Sipas ekspertëve, parandalon plakjen e organizmit dhe shumë sëmundjeve.

DUDI I ZI

Dudi i zi në mjekësinë popullore përdoret ku ndër inflamacioneve në kanalet urinare, sëmundjeve të gojës dhe fytit, epilepsisë, depresionit, pagjumësisë, marramendjeve. Lëngu i tij lehtëson kollën, djersitjet dhe pastron gojën e fytin.

Vegëza e artikullit të publikuar në “klikoshqip.com”:

https://klikoshqip.com/news/3176?fbclid=IwAR106EZF63pNJ1mqGJOtv7UjOOzyJJg6nIa-GgNtvzwiX-8vsykn1BDEYh0
https://klikoshqip.com/news/3176?fbclid=IwAR106EZF63pNJ1mqGJOtv7UjOOzyJJg6nIa-GgNtvzwiX-8vsykn1BDEYh0

Pas hulumtimit në makinat kërkuese online, është vërejtur se ky artikull është marr nga disa të tillë, të publikuar vite më parë nga disa media online në gjuhë shqipe, për vetitë e pretenduara të pemës së Dudit.

Vegëzat e këtij artikulli të publikuar nga disa media online në gjuhën shqipe në vitet 2017-2018:

https://www.kosova-sot.info/shendetesia/203539//

https://www.arbresh.info/shendetesi/vetite-sheruese-te-dudit/

https://www.trt.net.tr/shqip/jeta-dhe-shendeti/2018/06/19/vetite-sheruese-te-fikut-fruti-i-parajses-995375


Ndërsa, artikulli me të njëjtën përmbajtje por me titull të rremë e nxitës, që mashtron lexuesit me pretendimin se do të fitojnë, në rast se e qëllojnë emrin e frutit (Dudit), janë publikuar edhe nga disa portale tjera të dyshimta:

https://zc24news.com/eshte-nje-nga-ilacet-me-te-fuqishme-natyrore-e-dini-si-quhet-kjo-peme/

https://todaykhobor.com/healthy/eshte-nje-nga-ilacet-me-te-fuqishme-natyrore-e-dini-si-quhet-kjo-peme/


Analiza:

Artikulli me titull nxitës i publikuar nga “klikoshqip.com” dhe portale tjera të dyshimta, ka për qëllim të nxisë lexuesit të klikojnë, duke i mashtruar me pretendimin e rremë se do të përfitojnë, në rast se e qëllojnë emrin e frutit.

Bazuar në metodologjinë e hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others