Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titull i rremë për akuzën e Abrashit ndaj Kurtit

HIBRID

Portali i dyshimtë “Newsbay24.com/rts/”, ka publikuar një lajm në titullin e të cilit thuhet se ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, e ka quajtur mashtrues kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Mirëpo, me të parë përmbajtjen e artikullit të publikuar nga ky medium, vërehet menjëherë se titulli nuk i përshtatet fare tekstit, ku flitet për një koment në Facebook që Abrashi e ka shkruar në statusin e gazetarit, Nebih Maxhuni.


Teksti origjinal i publikuar në portalin Newsbay24.com/rts/:

Abrashi: Smuj e kuptoj qysh populli i beson Albinit nje politikani mashtrues

Pas nisjes së mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka ardhur reagimi i sekretarit të LDK-së, Arban Abrashi.

Abrashi në një koment tek një postim i gazetarit Nebih Maxhuni, ka komentuar duke thënë: Na akuzojshin neve, a vet e harrun pandemine, o maj gad. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Pas nisjes së mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka ardhur reagimi i sekretarit të LDK-së, Arban Abrashi.

Abrashi në një koment tek një postim i gazetarit Nebih Maxhuni, ka komentuar duke thënë: Na akuzojshin neve, a vet e harrun pandemine, o maj gad. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!


Gazetari Maxhuni më 6 gusht të këtij viti ka komentuar në profilin e tij në Facebook për iniciativën e VV-së për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa në këtë postim ka reaguar Abrashi duke thënë:

“Na akuzojshin neve, a vet e harrun pandemine, o maj gad”.

Analizë:

Artikulli i portalit “Newsbay24.com/rts/” përmban titull të rremë, i cili nuk ka të bëjë me tekstin brenda, me të cilin synohet që të përfitohen klikime dhe shpërndarje në rrjete sociale. Ky publikim karakterizohet si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere