Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për trafikim të fëmijëve nga Nënë Tereza

HIBRID

Është publikuar dje (7 maj) një video-material në median sociale “TikTok”, nga llogaria me emrin “juliaalbanesi”, me mbishkrimin që pretendon se “Nënë Tereza ka trafikuar fëmijë”. Llogaria në fjalë pretendimin e bazon, pa fakte, në një shkrim të gazetës gjermane, “Die Welt”, i publikuar në vitin 2013.

Mirëpo, pas hulumtimit të Hibrid.info është vërtetuar se artikulli i “Die Welt” në të cilin është bazuar ky postim i “juliaalbanesi” nuk e ka të njëjtën përmbajtje,  pra nuk ngritët pretendimi për trafikim të fëmijëve nga Nënë Tereza.

Në fakt, në artikullin e titulluar “Die dunkle Seite von Mutter Teresa”, apo në shqip “Ana e errët e Nënë Terezës”, i publikuar nga gazeta gjermane, “Die Welt”, hidhen dyshime për një çështje tjetër, për “shenjtërinë” e Nënës Terezë, në bazë të kritereve të Vatikanit.    


Vegëza e video-materialit të publikuar në “TikTok” nga llogaria “juliaalbanesi”:

https://www.tiktok.com/@juliaalbanesi/video/7230192584566656283


Ky video-material i publikuar dje (7 maj), deri tani ka grumbulluar mbi 260 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në gazetën gjermane “Die Welt”. (shih këtu)


Pretendimi për trafikim të fëmijëve nga Nënë Tereza ka qarkulluar edhe më herët, pretendim ky i cili është hedhur poshtë nga kontrolluesit e fakteve “politifact.com” dhe “reuters.com”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Llogaria në TikTok me emrin “juliaalbanesi” ka publikuar një video-material që tregon për një artikull të gazetës gjermane, “Die Welt”, mbi Nënën Terezë.

Mirëpo, në përmbajtje pretendohet rrejshëm se, në shkrimin e gazetës gjermane, “Die Welt”, Nënë Tereza akuzohet për trafikim të fëmijëve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere