[email protected]
Vlerësohet në mënyrë të pasaktë vendimi për dënimin minimal të Liridon Lecit nga FFK-ja, si dalje në mbrojtje ndaj tij
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Portali informativ “paparaci.com” ka publikuar dje (3 prill) një artikull informues të titulluar ““Trajneri analist” e godet me shqelma e grushte futbollistin kundërshtar – FFK-ja i del në mbrojtje”.

Pas verifikimit të artikullit nga hibrid.info, është gjetur se komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur t’ jap dënim minimal nga sa parashihet në Rregulloren disiplinore për sjellje josportive të kryetrajnerit të KF “Flamurtarit”, Liridon Leci.

Duke marrë parasysh që qëllimi përmbajtjesor i lajmit parasheh vetëm informimin mbi ngjarjet e jo vlerësimin e tyre (këtu), hibrid.info vlerëson se paraqitja e vendimit të FFK-së mbi trajnerin Leci, si “dalje në mbrojtje”, është interpretim i shtrembër i fakteve.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali informativ “paparaci.com”:

https://archive.is/yZdUA


Hibrid.info pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit ka gjetur vendimin e Komisionit Disiplinor të Etikës së FFK-së mbi trajnerin e KF “Flamurtarit”, Liridon Leci (shih këtu).

Në vendimin e këtij komisioni bëhet i ditur dënimi i trajnerit Leci, në bazë të nenit 40 të Rregullores Disiplinore për sjellje josportive (shih këtu).

Dënimet e parapara për sjellje josportive:

a) me vërejtje,

b) qortim,

c) dënim në të holla, nga 100 deri 5000€,

d) ndalesë loje deri në; 2 deri 6 ndeshje (lojtarë dhe zyrtarë),

e) ndalesë të kryerjes së funksionit prej; katër deri në dymbëdhjetë muaj.

Në bazë të dënimeve të parapara sipas kësaj rregullore, kuptohet se dënimi i shqiptuar për Lecin, është minimal.


Për të vërtetuar se termi që vlerëson vendimin për dënim minimal si “dalje në mbrojtje” është i pasaktë, hibrid.info ka kërkuar për kuptimin e kësaj fjale (shih këtu).

Kuptimi i togfjalëshit “dal në mbrojtje”:

Nëse i dilni në mbrojtje dikujt, ju e ndihmoni duke bërë ose thënë diçka për ta mbrojtur.


Po ashtu në fund të publikimit të vendimeve të Komisionit Disiplinor të Etikës së FFK-së, njoftohet se pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë, gjë e cila e bën të qartë së vendimi nuk është përfundimtar (shih këtu).


Analiza:

Në një artikull informues është paraqitur vlerësim i një vendimi të Komisionit Disiplinor të FFK-së.

Hibrid.info ka gjetur se vendimi për dënimin minimal të trajnerit Liridon Leci, është vlerësuar në mënyrë të pasaktë, si “dalje në mbrojtje e tij”.

Gjithashtu, vendimi nuk është përfundimtar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others