• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Nuk argumentohet pretendimi se zyrtarëve të LVV-së iu ndalua të pajisen me autorizimin ESTA

    Hibrid by Hibrid
    14/11/2022
    in Analizë, Fact Checking, Highlights, Lajme të rreme, Mediat e dyshimta (vendore), Rrenë
    0
    Nuk argumentohet pretendimi se zyrtarëve të LVV-së iu ndalua të pajisen me autorizimin ESTA
    0
    SHARES
    47
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “GazetaNewborn.info” ka publikuar më 11 nëntor një artikull me pretendimin se Zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje iu ndalua të pajisen me “ESTA”.

    Ky portal i dyshimtë ka pretenduar se sistemi elektronik “ESTA”, që verifikon personat para se të hyjnë në Amerikë, me sa duket ia ka pamundësuar zyrtarëve të VV-së shkuarjen në SHBA.

    Autori i kësaj përmbajtje mund të ketë aluduar se bëhet fjalë për ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla, si dhe kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, të cilëve para disa ditësh SHBA-të ia anuluan vizitën. (shih këtu)

    Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, nuk ka arritur të gjejë ndonjë emër tjetër që vjen nga radhët e LVV-së, e të cilëve u është refuzuar vizita në SHBA, duke lënë të nënkuptohet se autori i këtij artikulli i është referuar personave të lartcekur.

    Mirëpo, ky pretendim i këtij portali të dyshimtë nuk qëndron. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info në ueb-faqen zyrtare të doganës dhe kufijve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “cbp.gov”, bëhet e ditur se për aplikim për ESTA duhet të bëjnë shtetasit e vendeve që tashmë kanë liberalizim të vizave me SHBA-të, e që në këtë listë nuk është Kosova. (shih këtu)


    Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “GazetaNewborn.info”:

    Zyrtarëve të VV-së që iu pamundësua vizita në Amerikë, ndonëse ishin të paralajmëruar është pamundësuar nga sistemi i autorizuar elekztonik i udhëtimeve që njihet si “ESTA”.

    Sipas këtij sistemi në Amerikë, nuk mund të futën personat që kanë ndalim në këtë shtet për arsye të ndryshme.

    ESTA është sistem elektronik, që verifikon personat para se të hyjnë në Amerikë, qoftë përmes aeroporteve, qoftë përmes kufirit.

    Dhe me sa duket është pikërisht ky sistem që ia ka pamundësuar zyrtarëve të VV-së shkuarjen në Amerikë.

    Ndryshe në Amerikë ka shkuar Behgjet Pacolli që do të marr pjesë në dasmën e vajzës së ish-Presidentit Trump, liderët e opozitës, Krasniqi e Abdixhiku poashtu do të shkojnë këtë muaj në Amerikë për takime zyrtare./Gazeta NewBorn/


    Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “GazetaNewborn.info”:

    Ekskluzive: Zyrtarëve të VV-së iu ndalua të pajisen me “ESTA”

    Programi i heqjes së vizave (VWP) vlen për disa shtete, qytetarët e të cilave pasi vendosin të shkojnë në SHBA duhet të aplikojnë për ESTA. (shih më poshtë listën e shteteve VWP në gjuhën shqipe)


    Në sqarimin e bërë në këtë ueb faqe se kush duhet të aplikojë për ESTA, thuhet “Të gjithë shtetasit ose shtetasit e kualifikuar të vendeve të VWP që planifikojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për biznes ose kënaqësi të përkohshme nën VWP, u kërkohet të marrin një autorizim përmes ESTA-s përpara se të hipin në një aeroplan ose anije me destinacion SHBA.


    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes llogarisë zyrtare në Facebook kishte demantuar lajmet se asaj i është refuzuar viza amerikane. (shih këtu)

    Duke u bazuar në reagimin e Haxhiut, që lë të nënkuptohet se ajo është e pajisur me vizë amerikane, në ueb-faqen zyrtare të doganës dhe kufijve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet se “Individët që kanë një vizë të vlefshme do të jenë ende në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara me atë vizë për qëllimin për të cilin është lëshuar. Individëve që udhëtojnë me viza të vlefshme nuk u kërkohet të aplikojnë për një autorizim ESTA”. (shih fotografinë më poshtë të përkthyer në shqip)


    Analiza:

    Portali i dyshimtë “GazetaNewborn.info” ka publikuar një artikull me pretendimin se zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje iu ndaluan të pajisen me ESTA, i cili është një sistem që verifikon personat para se të hyjnë në Amerikë.

    Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë, pasi vetëm shtetet që kanë liberalizim vizash me SHBA-të duhet të aplikojnë në ESTA, e që në këtë listë nuk gjendet Kosova.

    Gjithashtu, në ueb-faqen zyrtare të doganës dhe kufijve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet se individët që udhëtojnë me viza të vlefshme nuk u kërkohet që të aplikojnë për një autorizim “ESTA”.

    Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga “GazetaNeëborn.info” si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


    Arsyetimi:

    Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

    Tags: përmbajtje e pa verifikuar
    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet
    Analizë

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni
    Analizë

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut
    Analizë

    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    06/02/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    06/02/2023
    Rishikimi i javës: dezinformata rreth veriut, clickbait artikuj për shpallje dhe çmime; mashtrime me lojë shpërblyese dhe shitje banesash

    Rishikimi i javës: dezinformata rreth veriut, clickbait artikuj për shpallje dhe çmime; mashtrime me lojë shpërblyese dhe shitje banesash

    06/02/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000